Kisha e Suedisë ka udhëzuar klerikët e saj që të përdorin gjuhë neutrale në gjini, kur janë duke folur për hyjninë supreme, duke mos përdorur terma si Ati apo Ai, por thjesht termin më pak specifik Zot.
Kjo është një nga disa lëvizjet e Kishës Evangjeliste Luterane kombëtare në Suedi, për të rifreskuar librin e udhëzimeve sesi duhen bërë meshat në kuadër të gjuhës, liturgjisë, himneve dhe aspekteve të tjera.
Vendimi u mor në fund të takimit 8-ditor të organizmit vendimmarrës prej 251 anëtarësh të Kishës suedeze dhe hyn në fuqi më 20 maj.
Kisha suedeze ka 6.1 milionë anëtarë të pagëzuar, në një vend me 10 milionë banorë, dhe drejtohet nga një femër, arqipeshkvja Antje Jackelén.
“Nga pikëpamja teoelogjike, ne e dimë që Zoti është përtej përcaktimeve gjinore, pasi nuk është njerëzor”, deklaroi Jackelén.


