• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KISHA LIDHJE TË GJATË JASHTËMARTESORE”/ Marsida Qatja dëshmi kontradiktore për krimin në Kavajë
Home
Breaking News

“KISHA LIDHJE TË GJATË JASHTËMARTESORE”/ Marsida Qatja dëshmi kontradiktore për krimin në Kavajë

10 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ndryshe nga deklarimet e saj në intervistën ekskluzive për “News24” dhe “BalkanWeb”, 30-vjeçarja Marsida Qatja ka rrëfyer përpara hetuesve se ka pasur një lidhje të gjatë jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, por kohët e fundit ajo e kishte ndërprerë këtë marrëdhënie.

Gazetarja Klodiana Lala siguron për “News24” dhe “BalkanWeb” dosjen e plotë hetimore për ngjarjen që tronditi Kavajën, ku Marsida Qatja pranon lidhjen intime me viktimën.

“Ai më bezdiste dhe vinte gjithmonë tek shtëpia për të kërkuar marrëdhënie seksuale me mua. Për këtë arsye jam ndjerë e shqetësuar. Kam tentuar ta shmang, por përfundimisht duke u ndjerë e rrezikuar vendosa t’i kërkoj ndihmë mikut tim Bledar Toçi, shef i sigurisë në burgun e Durrësit. Unë u takova pasditen e djeshme me Bledarin dhe i tregova të gjitha shqetësimet që po me sillte ish i dashuri. Ai me tha se të gjitha problematikat me Dritanin do mi mbyllte ai”, është shprehur Qatja.

Gjithashtu, 30-vjeçarja rrëfeu përpara hetuesve të gjithë dinamikën e ngjarjes, duke nisur nga mbërritja e Dritan Hoxhollit, e deri te lufta me armë brenda shtëpisë.

“Rreth orës 23:30 të mbrëmjes Haxholli mbërriti pranë shtëpisë, ku unë banoj. Brenda në banesë ndodhej Bledar Toçi dhe dy persona të tjerë, me të cilët kemi lidhje shoqërore. Dritani u afrua pranë dritares dhe me qytën e automatikut goditi xhamin. Me qëllim për të shmangur një konflikt unë e thirra të vinte brenda në banesë për t’u sqaruar me të”, ka thënë më tej ajo.

Për afro 40 minuta Dritan Haxholli ka debatuar me Bledar Toçin brenda banesës dhe më pas 41-vjeçari ka qëlluar me armë. Në këto momente Bledar Toçi është kundërpërgjigjur me armën e shërbimit, duke lënë të vrarë Dritan Haxhollin, por ndërkohë ka mbetur edhe vetë i plagosur.

Përveç dëshmisë së gruas, janë pyetur edhe dy personat e tjerë që kanë qenë në banesë në momentin kur ka ndodhur krimi i rëndë. Ata kanë deklaruar se shkaku i debatit të ashpër ka qenë 30-vjeçarja Marsida Qatja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRIUMFOJNË NDAJ GJIBRALTARIT/ 2 futbollistë debutojnë me fanellën e "Dardanëve" (VIDEO)
Previous article EUROPA E KËRCËNUAR/ Erdogan: Po e quajtët pushtim operacionin tonë...

F.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT