7 kirurgë shqiptarë në QSUT kanë kryer një ndërhyrje të rrallë në ezofaag, e cila ka zgjatur 6 orë e 10 minuta.
Operacioni është realizuar me sukses në Klinikën e Kirurgjisë nga ekipi i mjekëve Dr. Shk. Henri Kolani, Dr. Frenki Vila, Dr.Manser Çili, Dr. Enio Boçi, Dr. Klidit Dodi, Dr. Bilibil Rakipi dhe Dr. Nertila Kodra. Për 6 orë ata kanë operacionin me procedurën e quajtur “hiroshi akiyama”.
“Ia kemi dalë të ndërtojmë spitalin modern të kirurgjisë në QSUT, duke u siguruar pacientëve trajtimin që meritojnë dhe stafeve mjekësore, kushtet e duhura për të ofruar shërbim cilësor. Frytet e këtij investimi që ka revolucionarizuar shërbimin e kirurgjisë në vend po shihen çdo ditë”, shkruan ministrja Ogerta Manastirliu dhe ndan foton e ekipit të kirurgëve.



