• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
KINEMAJA SHQIPTARE NË AUSTRI/ Katër filma të Xhanfise Kekos në Muzeun e Filmit Austriak
Home
Kulturë

KINEMAJA SHQIPTARE NË AUSTRI/ Katër filma të Xhanfise Kekos në Muzeun e Filmit Austriak

15 March, 2019 enxhi.autor Kulturë

Drejtoresha e Arkivit të Filmit, Iris Elezi, do të prezantojë në Festivalin e Filmit Crossing Europe në Linz dhe në Muzeun Austriak të Filmit në Vjenë, të Austrisë, kinematografinë shqiptare. Janë prodhime të para viteve ’90, por edhe të pas viteve ’90, që do t’i flasin publikut të huaj për zhvillimin e filmit shqiptar
Kineastja Iris Elezi do të prezantojë kinematografinë shqiptarë jashtë vendit. Bëhet fjalë për një nga institucionet më të rëndësishme botërore, Muzeu Austriak i Filmit në Vjenë dhe Festivali i filmit Crossing Europe në Linz, të Austrisë.

Drejtoresha e Arkivit Qendror të Filmit, Elezi, është përzgjedhur për të qenë pjesë e programit Spotlight, si një nga zërat e spikatur femëror të kinematografisë europiane, por edhe për punën, që është duke bërë për ruajtjen edhe promovimin e trashëgimisë kinematografike shqiptare, brenda dhe jashtë vendit.

Katër filma artistikë të para viteve ’90, të regjisores Xhanfise Keko, si “Mimoza Llastica”, “Qyteti më i ri në botë”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Kur po xhirohej një film”, apo filmi fort i dashur për shqiptarët, “Përrallë nga e kaluara” i Dhimitër Anagnostit, realizuar pas ndarjes nga jeta të diktatorit, dokumentari i kritikut Mark Cousins, “Këtu ka dragonj”. Dhe dy filma të tjerë, “Bota” nga regjisorja Iris Elezi, dhe “Nëntori i ftohtë” i Ismet Sijarinës.

Ndonëse 29 vite pas rënies së diktaturës, për prodhimet filmike, që janë realizuar ka pasur shumë debate, për mos shfaqjen e tyre, kineastja Iris Elezi vazhdon që të promovojë kinematografinë shqiptare, për të sensibilizuar publikun për realizimin e filmave në kohën e Kinostudios.

Iris Elezi i përshkruan përpjekjet e saj për një rivlerësim kritik të trashëgimisë kinematografike shqiptare, që pa dyshim do të luajë rol në edukimin për identitetin kulturor, si: “Ne duhet të çlirohemi nga kjo amnezi kolektive”.

Përmbledhje e programit në Festivalin e Filmit CROSSING EUROPE në Linz, Austri (25 – 30 prill 2019) – Carte Blanche Iris Elezi

PËRRALLË NGA E KALUARA (AL 1987), D: Dhimitër Anagnosti, 86 min. – Artistik

BOTA (AL/IT/KO 2014), D: Iris Elezi & Thomas Logoreci, 100 min. – Artistik

KËTU KA DRAGONJ (GB 2013), D: Mark Cousins, 79 min. – Dokumentar esse

NËNTOR I FTOHTË (KO/AL/MK 2018), D: Ismet Sijarina, 93 min. – Artistik

MIMOZA LLASTICA (AL 1973), D: Xhanfise Keko, 38 min. – Artistik

TOMKA DHE SHOKËT E TIJ (AL 1977), D: Xhanfise Keko, 74 min. – Artistik

KUR PO XHIROHEJ NJË FILM (AL 1981), D: Xhanfise Keko, 60 min. – Artistik

Përmbledhje e programit: Xhanfise Keko në Muzeun e Filmit Austriak (1 & 2 Maj)

HERE BE DRAGONS (GB 2013), D: Mark Cousins, 79 min. – Dokumentar

MIMOZA LLASTICA (AL 1973), D: Xhanfise Keko, 38 min. – Artistik

QYTETI MË I RI NË BOTË (AL 1974), D: Xhanfise Keko, 52 min. – Artistik

TOMKA DHE SHOKËT E TIJ (AL 1977), D: Xhanfise Keko, 74 min. – Artistik

KUR PO XHIROHEJ NJË FILM (AL 1981), D: Xhanfise Keko, 60 min. – Artistik

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ROBERT NDRENIKA NË KASKETËN E ENVERIT/ Rrëfimi i regjisorit: Si më detyruan ta xhiroj filmin nga e para
Previous article "TIRANA KA TALENT"/ Rama publikon artikullin e "The Independent" kushtuar Shqipërisë (FOTO)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT