Në 25 qershor, Celino Villanueva Jaramillo, ka festuar 121 vjetorin e lindjes. Sipas gazetës “The Guardian”, ai është njeriu më i vjetër në rruzullin tokësor.
Nga të dhënat e kartës së identitetit, kiliani ka jetuar më shumë se Nabi Tajima, 117 vjeç qëmbante deri vonë rekordin Gines për jetëgjatësi. Duke iu referuar moshës së tij, Jaramillo tashmë është zyrtarisht njeriu më vjetër në botë.
Në vitin 2011, në përvjetorin e 115 të lindjes, presidenti kilian, Sebastian Pinera ishte takuar me qytetarin e vjetër kilian dhe i kishte dhuruar atij kartën e re të identitetit. Ky njeri ka thyer rekordin Gines si njeriu më i vjetër në botë.