Ish-ministri Ylli Manjani ka reagur pas deklaratës së e DASH, e cila thotë se Shqipëria është vend i pasigurtë për investime.
Në një shënim në facebook Manjani ngarkon me përgjegjësi Ambasadën Amerikane për këtë situatë.
“Shqipëria është vend i pasigurtë për investime”, deklaron Departamenti Amerikan i Shtetit.
Në çdo shtet normal sigurinë e investimeve e garanton sistemi gjyqësor.
Ndërkohë edhe me kontributin e “pa çmuar” të Ambasadës Amerikane, e cila varet nga Departamenti i Shtetit, jemi në këtë situate”, shkruan Manjani teksa poston dhe një foto ku shkruhet “Këtu prehet Gjykata Kushtetuese 1991-2018”.



