• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KËTU FLE LEPURI…”/ Analisti “nxjerr” të pathënat e protestës së nesërme të opozitës
Home
Politikë

“KËTU FLE LEPURI…”/ Analisti “nxjerr” të pathënat e protestës së nesërme të opozitës

11 November, 2022 s.autor Politikë

Analisti Artur Zheji është shprehur se protesta e ditës në nesërme e organizuar nga opozita bëhet për për përcaktuar se kush e ka lidershipin e Partisë Demokratike.

Teksa po diskutonte në studione Neës 24 përballë deputetit Ervin Salianji, Zheji tha se opozita ka dy koncepte rreth organizimit të protestës.

Sipas Zhejit, Berisha pretendon që me protestën të krijojnë ortek, ç’ka nuk përjashton edhe mundësinë e përplasjeve me policinë, ndërsa Meta sipas tij ka kërkuar një protestë të qetë.

Pjesë nga diskutimi:

Zheji: Pse bëhet protesta nesër? Mendoj se ajo protestë nuk bëhet për të rrëzuar qeverinë Rama, ndonëse ka koncepte brenda protestës. Kemi konceptin ortek të sugjeruar nga Berisha që mendon se protesta dhe të protestuesit krijon ortekun. Kemi dhe atë që thotë Meta; që protesta duhet të jetë qytetare. Por protesta mund të prodhojë dhe përplasje mes policinë. Këtu kemi një kontradikta që ne analistët shohim. Kam përshtypje që kjo protestë bëhet dhe për të treguar se kush e ka lidershipin e PD. Është pjesë e luftës së brendshme për pushtet. Këtu ‘fle lepuri’ dhe ky është qëllimi kryesor.

Salianji: Padiskutim do jem në protestë. Kam një kundërshtim ndaj zotit Zheji. S’është një protestë që i shërben më qëllimeve se kush e ka drejtimin e PD. Aty do të jenë njerëz që kanë qëndrime të njëjta dhe të kundërta me lidershipin. Protesta e nesërme i shërben kryesisht qytetarëve. Është e vonuar. Shumë më përpara është në avancë mllefi dhe urrejtja. Protesta duhet të kalojë përtej flamujve politikë. Qytetarëve s’ka ç’ju duhet se kush e thërret protestën secili do protestojë për shumë arsye. Për çmimet e energjisë elektrike, apo çmimin e produkteve ushqimore. Njerëzit nuk kanë ça të numërojnë kafshatat e bukës. Ata që bëjnë kulla nuk dënohen. Dënohen ata që bëjnë kontrabandë me naftë me bidona, dhe nuk dënohen ata që sjellin anije nga Libia, japin mld euro për tokën në Portin e Durrësit. Shqiptarët duhet të dalin në protestë. Që mund të kishin dalë qytetarët, ata presin organizim. Ka pasur protestë në mes të vapës në korrik. Testit iu përgjigjën qytetarët. Nëse qytetarët s’dalin nesër, çmimet do rriten më shumë. Dalja e nesërme në protestë nuk është domosdoshmëri për ta rrëzuar, por është fillimi, është instrument protesta. S’ka diferencë mes asaj që ka thënë Meta dhe Berisha, por s’është bërë asnjë thirrje për dhunë.

Zheji: Nuk mund ta fusim në një thes të madh Shqipërinë. Vetëm në Shqipëri dhe në disa vende të pazhvilluar dhe thuhet; ne jemi e njëjta gjë me protestën. S’mund të më thuash mua që s’ka ngjyra mes Berishës dhe Metës. Kur thua se nuk janë, i bën apel që të jenë të verbër. Që ka pasur një takim sekret mes Alibeajt dhe Berishës. Kam burimet e mia se ka qenë një takim mes Berishës dhe Alibeajt, por takimi ka dështuar. Ka ndodhur këto 2-3 ditët e fundit. Unë them se kjo gjë ekziston.

Salianji: Mendoj se ju jeni me mentalitet perëndimor. S’ka një të vërtetë. Një të vërtetë ka vetëm besimi, por dhe aty ka disa të vërteta. Nëse unë them se….se ju po spekuloni…

Zheji: Po s’po them se spekuloni

Salianji: Më lër të përfundoj…. Të falënderimit zoti Zheji për bukën e përditshme që na jepni….

Bruko: T’i lëmë fyerjet, pa etiketime, të vazhdojmë debatin.

Salianji: Nuk është e vërtetë se unë jam i pozicionuar te Berisha. Nuk jam.

Zheji: Sqaro pozicionin tënd.

Salianji: Këtu ndahen regjimet totalitare nga ata demokratë, se këtu ka vetëm një të vërtetë.

Zheji: Regjimet totalitare thonë; e vërteta që thatë, është e vetmja e vërtetë. Nuk thash se e vërteta ime është e vërteta universale. Mos mi shpërdor fjalët.

Salianji: S’ka një të vërtetë absolute

Zheji: Shko dhe shkruaj një libër

Salianji: E kanë thënë teoricienët. Partitë thërrasin protesta edhe në vendet e tjera qytetarët dalin vetë. Shoqëri që janë në tentativa për të arritur demokracinë, se Shqipëria po bën hapa pas, duke iu referuar raporteve, kërkohen impulse të tjera. Në Çeki u thirr një protestë e tillë. Ndaj mos u merrni me këtë

Zheji: Ti merru me atë që bën vetë, jo me atë që them unë. Po më jep komandë mua?

Salianji: Më ler të flas.

Zheji: Më thuaj me ça do merremi?!

Salianji: Unë s’jam nga ata që do pres këtu që të më jepni leksione. Ju po të doni më lini të flas. Lerini keto te Rames.

Zheji: Qetësohu mor zotëri. S’je mirë?!

Salianji: Ore do më lini hapësirë të flas. Ke ndonjë hall, sta ka varur ndonjë? Ça janë këto gjëra, që hyni në komente personale? Kushdo që e fut debatin në ulli ‘dy PD’, është që nëse ka dy protesta. Por në fakt është vetëm një protestë. Do të thotë se ka një protestë të opozitës. Mos më impononi mendimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIME "SEKRETE" ME SALI BERISHËN? Alibeaj: Ju tregoj të vërtetën time
Previous article STUDIMI/ Rreth 60% e europianëve kanë gjenin “magjik”, mund të hanë shumë dhe mos të shtojnë peshë

s.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT