• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Këto perime janë shumë herë më të shëndetshme nëse i zjeni
Home
Shëndet

Këto perime janë shumë herë më të shëndetshme nëse i zjeni

27 November, 2017 sidorela.editor Shëndet

Duhet konsumuar perime të ndryshme të cilat i përgatisim në mënyra të ndryshme, ndërkaq disa janë më të shëndetshme të hahen të ziera sesa të freskëta. Rregull i pashkruar është që perimet e ziera kanë më pak përbërës ushqyes kur janë të ziera, mirëpo nuk është përherë kështu.

Disa perime është e domosdoshme të përpunohen në mënyrë termike nëse do të dëshironim të përftonim përbërës më të shëndetshëm.

Ka perime në të cilat përbërësit më të shëndetshëm gjenden në shtresat e forta të frytit të cilat patjetër duhet t’i ziejmë, në mënyrë që ato të lirohen dhe të jenë të ngrënshme, transmeton Telegrafi.

Këto pesë lloje perimesh patjetër zieni para se t’i hani.

Karota

Zierja e garrotës aktivizon karotenoidet e veta,të cilat janë të shkëlqyeshme kundër kancerit. Zierja shton dobishmërinë e tyre për 14 për qind, mirëpo assesi mos i fërgoni sepse ashtu zvogëloni praninë e këtyre përbërësve të dobishëm për 13 për qind.

Kërpudhat

Një filxhan kërpudha të ziera ka dyfish më shumë kalium të domosdoshëm për ndërtim të muskujve, niacin i cili është i shkëlqyeshëm për zemër, zink i cili rrit imunitetin, magnez i cili forcon eshtrat më shumë se një filxhan kërpudhash të freskëta. Zieni në zjarr të mesëm, ndërkaq ato vetë lirojnë mjaft ujë, prandaj kushtoni kujdes që të mos i zieni tepër.

Spinaqi

Kjo perime e gjelbër është e pasur me përbërës ushqyes, mirëpo shumë më tepër kalcium dhe hekur absorbojmë nga spinaqi i zier. Këta përbërës lirohen kur spinaqi u ekspozohet temperaturave të larta. Zieni spinaqin shkurt në ujë ngrohtë valë dhe pastaj qiteni në ujë të ftohtë.

Shpargulli

Studimi ka treguar që kur e zieni këtë artikull shtoni nivelin e gjashtë përbërësve ushqyes. Me zierje shtohet sasia e antioksidantëve të cilët janë të domosdoshëm në luftën kundër kancerit. Fundoseni të tërën në ujë të vluar dhe nxirreni nga uji kur të marrin ngjyrë gjelbër të shkëlqyeshme. Shtoni pak lëng limoni dhe vaj ulliri.

Domatja

Qoftë kur e piqni, fërgoni apo e zieni, temperaturat e larta ngrenë nivelin e likopenit, i cili gjendet në domate dhe zvogëlon rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Ngrohja e domates 30 minuta në 190 gradë shton nivelin e absorbimit të likopenit për 35 për qind. Edhe pse zvogëlohet sasia e vitaminës C, sasia e antioksidantëve të cilët luftojnë kundër sëmundjeve të ndryshme shtohet për 62 për qind.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E dhimbshme/ Stresi bën gjestin e madh, puth varrin e vëllait dhe...
Previous article FOTO+18/ Këta janë Nick dhe Lins, çifti që udhëtojnë botën lakuriq

sidorela.editor

Postime të ngjashme

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur Shëndet

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT