• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KËTO 10 DITË DUHET ME E KRY…”/ Zbardhet përgjimi, si u planifikua VRASJA e aktorit Mishel Prela
Home
Breaking News

“KËTO 10 DITË DUHET ME E KRY…”/ Zbardhet përgjimi, si u planifikua VRASJA e aktorit Mishel Prela

17 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një nga provat më të forta të Prokurorisë në gjykimin e dy personave të akuzuar për vrasjen e mbetur në tentativë të aktorit Mishel Prela, korrikun e vitit 2017 në Tiranë ka qenw përgjimi i bisedës ku planifikohej krimi.

“ABC News” ka siguruar dosjen e gjykatës, ku zbardhet kjo bisedë e zhvilluar mes të akuzuarit si autor i krimit, Shkëlzen Buci dhe porositësi i tij, Ervin Zallumi teksa ky i fundit i vë në dispozicion armën e krimit. Përgjimi është bërë përmes një aparati celular nga vetë Buci, të cilit i ishin premtuar 80 mijë euro për vrasjen. Në bisedë Zallumi jepte instruksione për krimin.

B: “Puna është kështu or burrë, se të jepet variant, p.sh. është tu ik për në shpi ai më kupto, në makinë diku”.

A: “Po”.

B: “I shko me motor tek dera, pam-pam-pam, mbaro punë dhe ikën mo burrë, a më kupto. Se mund të jepet mundësia”.

A: “Po, e marr vesh”.

B: “Mund të jepet mundësia kudo. Jo e kam idenë këtu. Që mos më humb shumë kohë. Më kupto, këtu e kisha hallin. Që të mos humbim shumë kohë”.

A: “Nuk bën zhurmë ajo, nuk bën zhurmë fare”.

Me tej bashkëbiseduesit pretendojnë se është koha më e përshtatshme për shkak të situatës politike.

A: “Këto 10 ditë duhet me kry punë o vlla se…”

B: “Kjo është pra ideja o burrë, pasi unë desha me u nxitu. Unë këtë thashë”.

A: “Tashti shko, bam-bam, mbaro punë, se tani nuk ka mo as polici. Nuk funksiono as një gjo. Është kohë zgjedhjesh, është qeveri teknike, ministra teknikë, çdo gjë teknike. Nuk ka as kontroll, as postblloqe”.

B: “Na u desh një kështu mo burrë, t’i kishim ra, se me dy copë nuk ka ku të shkojë. I bie një herë pa zhurmë o burrë, që mos bëjmë rrëmujë a më kupto”.

Në vijim të bisedës Shkëlzen Buci dhe Ervin Zallumi diskutojnë se si duhet të largohen nga vendi i krimit dhe si të ruhen nga kamerat.

A: “Këto 10 ditë o vlla. Në momentin që do vijë nuk ka nevojë me ik me shpejt. Bam bam dhe hajt shnet. Mund të ikësh dhe me biçikletë. I hypën biçikletës edhe… Tani duhen gjëra mos me ra në sy. Se me qenë me motor të madh. Yyyy motori i madh është kot”.

B: “Ti thu nuk bo punë motorri i madh?”

A: “Po jo o burrë, ça thu. Pse me rreziku kot, kamikaz”.

A: “Thjesht domethënë. Edhe ruj një çik zonën, ku ka kamera, ku nuk ka kamera. Në momentin që do ikësh, mos hiq kapelën ku ka kamera. Ku e shef se ka kamera, se ka biznese ene gjona, se duken kamerat”.

B: “Normal. Në qoftë se ashtu, këtë po e hudh unë, në qoftë se ashtu. Un do e përdor me doreza”.

A: “Po pra do ta pastrosh mirë”.

Me gjithë planifikimin Policia dhe Prokuroria mundën të zbardhnin plotësisht ngjarjen dhe të dërgojnë si të pandehur Ervin Zallumin e Shkëlzen Bucin. Në përfundim të gjykimit Zallumi dhe Buci u dënuan me nga 12 vite burg për akuzën e “vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë, “prodhim e mbajtje narkotikësh” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article  Itali-Portugali/ “Axurrët” kërkojnë fitoren, Mancini hedh në fushë ekip sulmues
Previous article "DONIN T'JU TREGOJA SI BËHET KJO LOJË"/ Tayna i bën "diss" direkt rivaleve me këngën e re (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike Breaking News

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT