• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KETA QE BILBILOSIN…”/ Myslim Murrizi: Ditën që do hapen dosjet shqiptarët do të shohin llumin që ka drejtuar vendin
Home
Politikë

“KETA QE BILBILOSIN…”/ Myslim Murrizi: Ditën që do hapen dosjet shqiptarët do të shohin llumin që ka drejtuar vendin

24 August, 2022 F.autor Politikë

Prokuroria e posaçme SPAK ka nisur hetimet ndaj ish- presidentit Ilir Meta.

Lajmi u bë publik përmes një shkrese të datës 23 gusht 2022 të firmosur nga kreu i SPAK Arben Kraja, drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë ish-deputeti Myslim Murrizi në një intervistë për Ora News, është shprehur se nuk e kupton se për çfarë bëhet fjalë.

Myslim Murrizi: Unë nuk di se për çfarë flitet. Ajo letra që shoh se i drejtohet KQZ duhet ta bënte jo Prokuroria Speciale, këtë e ka Prokuroria e Përgjithshme.

Teksa ka folur për lajmet e publikuara që Meta është ish-anëtar i Sigurimit të Shtetit, tha se politika shqiptare që prej vitit 1999 e deri më sot ka pasur plot spiunë në poste të larta shtetërore.

Myslim Murrizi:  Kam qe katër vite në Parlament që kam folur për spiunë. Shqipëria ka pasur 165 mijë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit nga ’48-‘90 dhe rreth 33 mijë oficerë të Sigurimit të shtetit. Politika ka pasur  brenda saj nga 31 marsi në ’91 deri sot plot spiunë të Sigurimit, në sallë të Kuvendit, të Presidentit, qeveri, në kryesi të Kuvendit e vazhdon e deri sot. Vetë politika ka qenë e pistë deri në grykë e nuk ka pasur moral të zbatojë dy rezolutat e Këshillit të Evropës, një është për të ndarë me ligj të kaluarën e errët dhe kriminale të komunizmit me post-komunizmit dhe një është kërkesë e 2006. Asnjë komision për mua nuk është i besueshëm nëse nuk ka transparencë dhe  nuk bëhet një ligj jofrenues.

Ai thotë se PS hodhi poshtë propozimin  e tij që bëri për ndryshimin e ligjit për Autoritetin e Dosjeve pasi kjo parti kishte spiunë brenda. Më tej ai tha se nëse hapen dosjet shqiptarët do shohin llumin që ka drejtuar vendin tonë.

Myslim Murrizi: Ky ligji sot është hipokrit. Këta që bilbilosin sot se do të bëjnë një ligj për të hapur dosjet për të marrë vesh shqiptarët se kush janë spiunët e sigurimit apo për t’i frenuar në karrierën e tyre politike, kanë votuar nga Balla e të tjerët. Ata kishin frikë ta votonin ligjin kur e prezantova sepse kishin spiunë dhe kanë spiunë brenda. Ditën që do hapen dosjet shqiptarët do të shohin se çfarë llumi e çfarë qelbi e ka drejtuar këtë vend në 32 vite post komunizëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Ndërron jetë 66-vjeçari. Dyshohet se…
Previous article NDODH ÇUDIA/ Rezulton pozitiv njëkohësisht me COVID-19 dhe linë e majmunit

F.autor

Postime të ngjashme

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin Politikë

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së Breaking News

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi Politikë

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT