• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Këshilli i Sigurisë së Kosovës: Vrasja e Ivanoviçit të mos shfrytëzohet për axhenda politike
Home
Rajon

Këshilli i Sigurisë së Kosovës: Vrasja e Ivanoviçit të mos shfrytëzohet për axhenda politike

18 January, 2018 Ina.Autor Breaking News, Rajon

Këshilli i Sigurisë së Kosovës thekson se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj shprehet se dënohet çdo tendencë për ta shfrytëzuar politikisht vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës i kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka konstatuar se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe e qëndrueshme dhe se organet e rendit janë duke kryer me përgjegjësi detyrat e tyre në ruajtjen e qetësisë publike dhe të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit. Ky konstatim u bë nga organi më i lartë i sigurisë në vend, pas vrasjes një ditë më parë të liderit lokal serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Kërkohet ndihmë nga qytetarët

Këshilli i Sigurisë së Kosovës diskutoi mbrëmë deri vonë për situatën e sigurisë, me theks të posaçëm atë në veri të Kosovës. “Këshilli i Sigurisë së Kosovës thekson se autoritetet e sigurisë dhe ato të ndjekjes po zhvillojnë hetime intensive në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq dhe po hetojnë të gjitha pistat e mundshme. Organet e rendit kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët, pa dallim, që të ofrojnë ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre në zbulimin e kapjen sa më të shpejt të kryesve të këtij akti kriminal dhe sjelljen e tyre përpara drejtësisë”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetimet pas vrasjes së zotit Ivanoviq, një ditë më parë ndërsa ka vlerësuar që në rast të nevojës për ndihmë dhe ekspertizë në ndriçimin e rastit mund të kërkohet ndihmë profesionale edhe nga agjencitë e specializuara ndërkombëtare, në veçanti nga FBI e SHBA-së. Kërkesë drejtuar autoriteteve të rendit në Kosovës për ta hetuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit, kanë kërkuar edhe autoritetet e Serbisë, por, një gjë e tillë tash për tash nuk iu është lejuar.

Akti kriminal nuk duhet të shfrytëzohet për axhenda politike

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha se institucionet e Kosovës e dënojnë çdo tendencë që ky akt kriminal të shfrytëzohet për agjenda politike dhe të tjera nga kushdo qoftë. “Institucionet e Kosovës janë vërtetë në krye të detyrës, pra, policia. Policia e Kosovës po ashtu ka marrëdhënie të mira me plot organizata simotra. Sikur ne ta ndjejmë nevojën për ndihmesë në hetime, mund ta ftojmë FBI, që është shumë i besueshëm. Nuk i mirëpresim deklarimet e askujt për ndërhyrje në rend dhe ligj në veri. Mendojmë se edhe ky krim, por edhe zhvillime të caktuara kriminale që ndodhin në veri, janë po ashtu rezultat i përfshirjeve ilegale që ndodhin në veri nga instanca të tjera jashtë Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Makina nga u krye vrasja gjendet e djegur

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, nga ana e tij, ka thënë se në kuadër të hetimeve, policia deri tash ka informacione rreth makinës që është gjetur e djegur dhe besohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së zotit Ivanoviq. “Kjo veturë ka qenë pa targa, por ne kemi arritur që të kemi informatat e nevojshme për prejardhjen e veturës dhe pronësinë e saj”, tha Shpend Maxhuni duke mos dhënë detaje të tjera që mund ta dëmtojnë procesin e hetimeve.

Vrasja e liderit lokal serb të veriut të Kosovës Oliver Ivanoviq, thelloi krizën e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Delegacioni serb në bisedimet në Bruksel, ndërpreu dialogun teknik të rinisur pas disa muajsh ndërprerje. Shefi i këtij delegacioni Marko Gjuriq, tha se dialogu me Prishtinën nuk do të vazhdojë siç tha” pa marrë një përgjigje rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit”. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh i habitur pse Beogradi ndërpreu “dialogun teknik” me Kosovën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kurioz? Këto janë rrogat e liderëve më të fuqishëm botërorë: Nga Merkel tek...
Previous article Legjenda e United: Lukaku do të shënojë 30 gola këtë sezon

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie Aktualitet

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT