• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Këshilli i Evropës publikon strategjinë kundër terrorizmit
Home
Nderkombetare

Këshilli i Evropës publikon strategjinë kundër terrorizmit

11 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Parandalimi, prokuroria dhe mbrojtja janë fjalët kyçe për luftimin e terrorizmit në strategjinë kundër terrorizmit për vitet 2018-2022 të publikuar nga Këshilli i Evropës.

Me anë të këtyre elementeve, kjo strategji synon të luftojë terrorizmin, që vitet e fundit ka qenë një kërcënim i madh për shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, por edhe më gjerë.

Përmes ligjit synohet parandalimi i radikalizimit që çon në terrorizëm, duke përfshirë rekrutimin, trajnimin, shpërndarjen e ideologjisë terroriste dhe financimin e terrorizmit.

Strategjia ndërlidhet jo vetëm me parandalimin e sulmeve terroriste apo incidenteve të ngjashme, por edhe parandalimin e faktorëve të tjerë që ndihmojnë ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

Në përputhje me nenin 3 të Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin e Terrorizmit, parandalimi bazohet në rolin dhe përgjegjësinë e shumë faktorëve nga të gjithë sektorët e shoqërisë, jo të vetëm të autoriteteve të zbatimit të ligjit, por edhe në fusha të tjera, në veçanti shërbimet sociale dhe edukimi.

Synohet rritja e ndërgjegjësimit për radikalizmin dhe masat e tjera parandaluese, veçanërisht në shkolla.

Po ashtu, përmes kësaj strategjie, synohet parandalimi dhe luftimi i provokimit publik, terrorizmit, propagandës, radikalizmit, rekrutimit dhe trajnimit.

Në këtë dokument, ceken vështirësitë e hetimit dhe ndjekjes penale të veprave të dyshuara për terrorizëm.

Bashkëpunimi ndërkombëtar i organeve përkatëse, shihet shumë i nevojshëm sa u përket çështjeve penale. Këtu hynë mbledhja e dëshmive nga zonat e konfliktit, të cilat mund të paraqiten në gjykatë.

Ndërkaq elementi i tretë që është mbrojtja, e cila synon të mbrojë nga terrorizmit të gjithë personat e pranishëm të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, duke ofruar sigurinë për popullatën dhe mbrojtjen nga sulmet e mundshme terroriste.

Kjo strategji ka për qëllim edhe kompensimin e viktimave të terrorizmit, që mund të bëhet në bazë të nenin 13 të Konventës për Parandalimin e Terrorizmit, që përcakton masat për të mbrojtur dhe për të mbështetur viktimat e terrorizmit, që përfshijnë edhe ndihmë financiare për këto viktima dhe familjarët e tyre.

E si viktima konsiderohen fëmijët të cilët në shumë raste janë përfshirë në krime terroriste, derisa në vitet e fundit ka pasur rritje sa i përket numrit të grave që kanë vendosur të lënë vendin e tyre për t’u bashkuar vullnetarisht me organizatat terroriste.

Si pjesë shumë e rëndësishme e kësaj strategjie të Këshillit të Evropës, është edhe shkatërrimi i financimit të terrorizmit.

Në këtë dokument thuhet se terrorizmi, pavarësisht mbështetjes së tij ideologjike, rrezikon të drejtat e njeriut, kërcënon demokracinë, minon sundimin e ligjit dhe synon destabilizimin e qeverive të ligjshme.

Terrorizmi dobëson një shoqëri civile pluraliste përmes frikësimit dhe rritjes së polarizimit.

Përveç kërcënimit të vazhdueshëm nga sulmet e mundshme terroriste, rritja e propagandës dhe materialeve ekstremiste në internet ka bërë që individët e pambrojtur të vetë-radikalizohen dhe të frymëzohen për të sulmuar duke përdorur mjete të sofistikuara vdekjeprurëse

Për të përballuar kërcënimet terroriste aktuale dhe të ardhshme, shtetet anëtare të Këshillit të Evropës qëndrojnë të bashkuara për të mbrojtur vlerat themelore në të cilat bazohen demokracitë.

Këshilli i Evropës do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në luftën globale dhe rajonale kundër terrorizmit, nëpërmjet mekanizmave të bashkëpunimit ndërqeveritar, krahas punës së standardeve në formë të traktateve ndërkombëtare ose rekomandimeve dhe udhëzimeve politikisht të detyrueshme.

Në vitet e fundit, Këshilli i Evropës ka zhvilluar një sërë standardesh të reja ligjore për çështje të tilla si reagimi i ligjit penal ndaj luftëtarëve të huaj terroristë, përdorimi i teknikave speciale të hetimit në rastet e terrorizmit dhe si të parandalohen sulmet nga “terroristët që veprojnë të vetëm”.

Këto standarde, së bashku me trupat ekzistues të konventave, rekomandimeve dhe udhëzimeve përkatëse, përbëjnë bazën për punën aktuale dhe të ardhshme në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe parandalimin e radikalizimit që çon në terrorizëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dosja K/ Enigma Taho Sejko, tragjedia e një familje, me katër burra të zhdukur
Previous article CIA parashikon një Evropë të ndarë: Në cilën anë do të mbetet Kosova

k.autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT