• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËSHILLA/ Ja si të mbrohemi nga gripi
Home
Shëndet

KËSHILLA/ Ja si të mbrohemi nga gripi

7 November, 2017 ambra.sk Shëndet

Për shkak të luhatjeve të temperaturave na ndodh shpesh të na hyjnë “të dridhurat” kur ndërrojmë ambient nga i ngrohti brenda në mjedisin e ftohtë jashtë, të kemi probleme me frymëmarrjen e bllokimin e hundëve.

E kuptojmë se gripi po na vjen vërdallë kur ndiejmë ftohjen e dhimbjen muskulare, temperaturën, ethet apo dhimbjen e fytit kur mezi arrijmë të kapërcehemi. Ja mënyrat se si t’i parandaloni të gjitha këto:

Duhet të tregoni kujdes me larjen e mirë të duarve në mënyrë që të shmangni e të reduktoni përhapjen bakteriale. Kur teshtini apo kolliteni, mundohuni që të mbuloni gojën e hundën me shami ose duar.

Viruset e etheve ose të të ftohtit mund të përhapen me lehtësi në ambientet e përbashkëta si kuzhinat apo tualetet. Është shumë e rëndësishme që këto zona të dezenfektohen shumë shpesh, në mënyrë që të shmanget përhapja e tyre.

Nëse kuptoni se po ju afrohet ftohja, një ilaç shumë i mirë për t’ju ngrohur organizmin është supa e pulës. Po! Avulli i nxjerrë nga supa e nxehtë është çlirues dhe mund t’ju lehtësojë inflamacionin e hundës.

Jeni ftohur tashmë? Atëherë, ju duhet të provoni avujt e nxehtë! Vloni ujë dhe shtoni në tenxhere një lugë sode ose kamomili. Ose mund të provoni çajrat bimore, gjethet e eukaliptit e trumzës janë gjithashtu çliruese. Provoni të qëndroni me fytyrë mbi tenxhere e të merrni frymë thellësisht!

Keni dhimbje fyti e nuk kapërceheni dot? Ju sugjerojmë të bëni disa herë gargarë me ujë e kripë. Përfitimi është i përkohshëm, e do ju duhet t’a përsëritni disa herë përpara se të shpëtoni përfundimisht prej bllokimit të fytit, ama është lehtësues tepër efikas!

Një tjetër këshillë mjaft e rëndësishme për shëndetin tuaj në këto ditë delikate është që të pushoni të paktën tetë orë në ditë e të ndihmoni sistemin tuaj imunitar për të luftuar virusin e ftohjes dhe gripit! Kujdesuni për shendetin tuaj këtë dimër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tiranë/ Arrestohet në flagrancë hajduti i kozmetikave
Previous article Zbuloni kush është objekti më i ndotur në dhomën e një hoteli

ambra.sk

Postime të ngjashme

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur Shëndet

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT