• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KERKON LARGIMIN E BASHËS/ Berisha merr 6 deputetë të grupit parlamentar të PD
Home
Politikë

KERKON LARGIMIN E BASHËS/ Berisha merr 6 deputetë të grupit parlamentar të PD

27 September, 2021 F.autor Politikë

Sali Berisha e nisi foltoren e tij me demokratët për të krijuar një parti që sipas tij në fund do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar. Por dukshëm demokratët janë ndarë në dy fraksione të mëdha brenda PD. Në njërën anë, Basha tenton vazhdimisht të sqaroj deputetët për vendimin e tij për largimin e Berishës nga grupi parlamentar, ndërsa vetë Berisha në tre foltoret e tij ka mundur të marrë mbështetjen e gjashtë deputetëve të grupit parlamentar.

Flamur Noka, Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Isuf Çelaj e mbështetën Berishën në takimin e Tiranës. Në Fier ish-kryeministrin Berisha u prit nga kreu i degës së Fierit dhe deputeti i PD, Luan Baçi. Edhe në Vlorë, Berishës iu rezervua një pritje nga tjetër deputet i PD, njëherësh kreu i qarkut, Bujar Leskaj.

Të mërkurën Sali Berisha do të jetë në Durrës për të takuar demokratët. Kreu i qarkut të Durrësit, Edi Paloka, njëherësh kreu i Këshillit Kombëtar të PD e ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Berishën, ndërsa me interes pritet se çfarë qëndrimi do të mbajnë 5 deputetët e tjerë të PD, mes tyre edhe aleati i demokratëve, Agron Duka.

Pavarësisht kësaj vendimarrjeje të shprehur nga Berisha, mbështetësit e tij ende nuk kanë nisur mbledhjen e firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, organ që Lulzim Basha ka vendosur të mos e mbledh duke e bërë të qartë se asnjë karton demokrat nuk do të ngrihet për vendime të marra në DASH.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS TAKIMEVE NË KOSOVË/ Rama bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Prishtinës
Previous article AKUZAT E BERISHËS/ Flet Grida Duma: Kolegu është pak emocional, shoh një ingredient të...

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT