• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRKON DORËHEQJEN E BASHËS/ Kadilli: S’mund të vazhdohet veç duke thënë Rama ik, PD-së i duhet një projekt i ri
Home
Politikë

KËRKON DORËHEQJEN E BASHËS/ Kadilli: S’mund të vazhdohet veç duke thënë Rama ik, PD-së i duhet një projekt i ri

18 May, 2021 Delo.autor Politikë

Fatbardh Kadilli, i ftuar në studion e ABC foli për debatet në Partinë Demokratike dhe kërkesën e për dorëheqje të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi tha se tashmë gara është asimetrike dhe se në asimetrinë e mjeteve Lulzim Basha qëndron më superior, por sipas tij në asimetrinë morale është më tepër superior.

“Di thelbin e kësaj gare. Kjo garë i drejtohet anëtarit të Partisë Demokratike. Elita politike nuk e vuan opozitën, por e vuan anëtari i thjeshtë. Ai e ka shtetin përballë, ne jemi njerëzit publikë ne na hapën dyert, nuk vuan zoti Basha. Gara është asimetrike, në asimetrinë e mjeteve ai është superior, por në asimetrinë morale jam shumë më tepër superior”, tha Kadilli.

Ai gjithashtu tha se tashmë është koha për një parti më të madhe se kryetari, ndërsa shtoi se dallimi mes tij dhe kryedemokratit Lulzim Basha, është karakteri. Ai po ashtu shtoi se mbi këtë dallim synon të ndërtojë projektin e ri për Partinë Demokratike.

“Unë ofroj karakter dhe kryetari duhet të jetë karakteri dhe jo karrigia. Ky është dallimi i madh dhe mbi këtë dallim unë ndërtoj projektin e ri të PD. Pra duhet një parti më e madhe se kryetari. Duhet të mobilizoj çdo energji të individit politik, së pari brenda Partisë Demokratike. Qytetari sot do të dëgjojë nëse është pjesë e kësaj qeverisje.

Qytetari duhet të jetë i që vjen në pushtet. Defekti më i madh i Bashës ishte se thotë se do të vijë unë në pushtet. Unë jap besim me duar të pastra. Unë di si komunikohet me qytetarin. Nuk jam bërë kurrë pis dhe mund t’i ofroj çdo qytetari ndershmërinë time si kartën time morale. Lulzim Basha zhgënjente këdo, unë nuk do të zhgënjej njeri”, u shpreh ai.

Përse nuk tentuat më herët?

Kadilli: Propozimin për një parti më të madhe se kryetari e kam bërë më herët.

Data 13 qershor, a është e shpejtuar?

Kadilli: Nuk është çështje statusi. Politika është kauzë dhe këtë kauzë e vesh me moralin tënd dhe i jep vlerë, po ashtu më rëndësi është durimi. Unë jam njeriu më i duruar që nuk bëj kompromis me vlerat.

Keni komunikuar me Sali Berishën pas shpalljes së kandidaturës?

Kadilli: Jo asnjë komunikim. Raporti im me të ka qenë gjithmonë raport i ndërsjellë. Kemi bashkëpunuar shumë mirë. Unë nuk e kërkoj karrierën duke lobuar.

Ndërsa u ndal tek zgjedhjet e 25 prillit, Kadilli tha se në këto zgjedhje ka pasur krim zgjedhor.

“Në Shqipëri gjithmonë ka pasur dhe do të ketë probleme me zgjedhjet”, tha ai.

Përse në gjykimin tuaj nuk u votua PD, dhe a mund t’i vendoset përgjegjësia vetëm Lulzim Bashës?

Kadilli: Patjetër që po, kur humbi humbi Basha, jo Kadilli. Ai nuk rriti dot besueshmërinë individuale tek njerëzit. Nuk mund të vazhdohet akoma me Rama ik. Në rastin e Bashës, do të funksiononte po të ngjallte besim, funksionoi në rastin e Berishës. Zotëria nuk kupton fare politike, as nuk ka mësuar nga të tjerët… Berishën njerëzit e votuan se ishte i vertetë, serioz dhe i ndershëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI ME HOMOLOGUN MEHAJ NË PRISHTINË/ Peleshi: Shqipëria do të mbështesë Kosovën në të gjitha procese integruese
Previous article VRASJA E SANTOS/ SPAK merr në dorë hetimet për ekzekutimin e bankierit, Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë

Delo.autor

Postime të ngjashme

“MBI 200 ARTIKUJ PJESË E NISMËS…”/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” dhe “Kurse”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm Politikë

“MBI 200 ARTIKUJ PJESË E NISMËS…”/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” dhe “Kurse”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT