• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRKOI ZHVARROSJEN E GRUAS/ Provat e reja “fundosin” Namik Velaj, si e vrau dhe e “zbukuroi” për ritet mortore
Home
Breaking News

KËRKOI ZHVARROSJEN E GRUAS/ Provat e reja “fundosin” Namik Velaj, si e vrau dhe e “zbukuroi” për ritet mortore

5 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një vit e gjysmë pas arrestimit, ‘fundoset’ bashkëshorti i Verke Velajt, Namik Velaj. 76-vjeçari është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në muajin janar 2017. Ai kërkoi zhvarrosjen e kufomës dhe ribërjen e ekspertizën, për të hedhur kështu poshtë dënimin e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Burime nga Gjykata e Krimeve të Rënda, i thanë Dosja.al se nga rizhvarrimi dhe ekspertiza e re që iu bë 74-vjeçares së vrarë, ka rezultuar se para se t’a vriste, Namik Velaj e kishte dhunuar gruan, duke i thyer krahun dhe qafën. Më pas ai e mbyti atë me litar. Dosja është depozituar në Apelin e Krimeve të Rënda ku pritet që të jepet vendimi final për Velajn.

Si ndodhi krimi makabër në familjen Velaj, në dijeni edhe kunata

Varke Velaj u vra në muajin janar 2017. 74-vjeçarja u deklarua se kishte ndërruar jetë natyralisht, pasi vuante nga hipertensioni dhe problemet me zemrën, por ishin dyshimet e vëllezërve të viktimës dhe kallëzimi në prokurori që zbuluan një krim makabër për motrën e tyre. Pas një viti hetimesh intensive dhe përgjime të familjarëve të viktimës, rezultoi se 74-vjeçarja Velaj ishte vrarë duke u mbytur me litar nga bashkëshorti i saj Namik Velaj.

Nga hetimet e udhëhequra nga Prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muci, rezultoi se Namik Velaj pasi e kishte mbytur me litar bashkëshorten, kishte kryer edhe të gjitha ritet duke e veshur dhe rregulluar për të kryer ceremoninë e varrimit. Pas vrasjes, ai ka njoftuar edhe mjekun e familjes dhe mjekun përgjegjës që duhet të firmoste kartelën e vdekjes, të cilët kanë vulosur krimin e 75 vjeçarit Namik Velaj.

Në dosjen e hetimit, thuhet se fillimisht kanë qenë të afërm të viktimës që gjatë ceremonisë së varrimit kanë konstatuar shenja të zeza mbytjeje në qafën e viktimës. Por teksa janë përpjekur për të zbuluar shenjat duke i hequr shallin që mbante në qafë, ka ndërhyrë autori i krimit duke u kërkuar që të mos e prekin shallin pasi e kishte amanet nga e bija.

Ky insistim nga ana e autorit për të mos e zbuluar trupin e viktimës ka ngjallur edhe më tek dyshimet e të vëllait të 74-vjeçares, Sami Muskaj, i cili tre ditë pas krimit të rëndë ka shkuar në Policinë e Fierit për të kryer kallëzimin. Pas përgjimeve, prokuroria zbuloi se në dijeni të krimit ishte edhe vëllai i autorit bashkë me të shoqen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E GJYKUAN PËR KËNGËN E RE/ Shikoni se çfarë ka ndodhur me hit-in e Luanës
Previous article ''MBRETI I ZEMRËS TEM''/ Fifi i bën të atit dedikimin prekës që na emocionoi të gjithëve

k.autor

Postime të ngjashme

7 ORË SEANCË MARATONË NË GJYKATËN E FIERIT/ Lihet në burg drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë Aktualitet

7 ORË SEANCË MARATONË NË GJYKATËN E FIERIT/ Lihet në burg drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

NIS PROTESTA NË TIRANË/ Qytetarët i vendosin flakën koshave tek Ministria e Arsimit Aktualitet

NIS PROTESTA NË TIRANË/ Qytetarët i vendosin flakën koshave tek Ministria e Arsimit

E PËSON KEQ/ Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT