• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRKOI QË TË MERREJ NË PYETJE PËR VRASJEN E AHMET KRASNIQIT/ Mustafa i përgjigjet ish numrit dy të qeverisë së Kurtit: Le të shkojë te doktori të kontrollohet
Home
Rajon

KËRKOI QË TË MERREJ NË PYETJE PËR VRASJEN E AHMET KRASNIQIT/ Mustafa i përgjigjet ish numrit dy të qeverisë së Kurtit: Le të shkojë te doktori të kontrollohet

28 June, 2020 Delo.autor Rajon

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka veç një përgjigje për Haki Abazin e VV’së, i cili tha sot se Mustafa duhet të merret në pyetje për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe tre përqindëshin, shkruan Gazeta Express

Haki Abazi i Vetëvendosjes sot ka thënë se kreu i LDK’së, Isa Mustafa, duhet të merret në pyetje për rastin e vrasjes së Ahmet Krasniqit dhe Fondin e Trepërqindëshit.

Por, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se nuk e ka ndërmend të merret më shumë me deklaratat e Abazit.

“Le të shkojë te doktori e të kontrollohet”, ka thënë Mustafa për Gazetën Express kur është pyetur se si i komenton deklaratat e Abazit ndaj tij.

Ndërkohë, Abazi ka thënë se Mustafa duhet të merret në pyetje nga Prokuroria e Shtetit, për njohuritë që sipas tij i ka për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe fondin e Trepërqindëshit.

Ai thotë se për t’u marrë në pyetje Mustafa, nuk ka nevojë për ndonjë gjykatë speciale.

“Isa Mustafa duhet të merret në pyetje nga prokuroria e shtetit për njohuritë që ka për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe gjithashtu për çështjen e fondit 3% që për herë të parë fondi shtetëror është kthyer në fond të UFORK…Nuk ka nevojë për gjykatë speciale për këtë gjë, drejtësia në Kosovë duhet të filloj të veproj”, ka shkruar Abazi.

“Sikleti i Mustafës duhet të adresohet për të lejuar kthimin e demokracisë dhe çkapjes së shtetit plotësisht”, ka përfunduar Abazi.

Ky reagim i Abazit ka ardhur pas një qëndrimi të djeshëm të Mustafës, ku tha se dialogu duhet të jetë i pavarur nga Gjykata Speciale.

Mustafa përmes një qëndrimi në Facebook, tha se është e rrezikshme për vendin vënia e dialogut me Serbinë ne kontekstin e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale.

“Gjykata duhet të jetë e pavarur në ndarjen e drejtësisë. Ashtu siç duhet të jetë dialogu i pavarur. Logjika e parandalimit të ndonjë marrëveshje në Washington apo në Bruksel, nuk besoj se është dhe do duhej të jetë logjikë e një Gjykate. Sepse ajo duhet të ndajë drejtësi, për çfarë është themeluar”, shkruan Mustafa në Facebook.

Duke komentuar reagimet e fundit të Ëolfgang Petritschit, ish-i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën në periudhën e viteve 1998-99, dhe Carl Bildtit, bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, se iniciativa e Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi po dështon për shkak të ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi, Mustafa ka thënë se është vështirë të niset dikush për të dialoguar me logjikën e komenteve të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITË E VEÇANTË NË FAMILJE/ Alfio, Fatma dhe Noah pozojnë së bashku dhe na i kënaqën sytë (FOTO)
Previous article ME BLUZE "ARMANI" DHE XHINSE BLU/ Momenti i arrestimit të Ilir Xhepajt gjatë natës në Astir, u kap poshtë pallatit me qera (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate! Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT