• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRKOI LIRIMIN NGA QELIA/ Apeli i GJKKO-së rrëzon ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu! Akuzohet për lidhjet me grupin e Suel Çelës
Home
Aktualitet
Kronikë

KËRKOI LIRIMIN NGA QELIA/ Apeli i GJKKO-së rrëzon ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu! Akuzohet për lidhjet me grupin e Suel Çelës

2 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në qeli ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila akuzohet si e dyshuar për lidhjet dhe favorizimet e grupit të Suel Çelës.

Ish-gjyqtarja kishte bërë ankimimin e radhës të masës së sigurisë “arrest me burg”, e dhënë nga shkalla e parë e GJKKO-së, por sot Apeli vendosi ta linte në fuqi vendimin.

Me trupë gjykuese monokratike të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, u shpall vendimi mbi çështjen penale nr. 160, e regjistruar më 23 qershor, mbi ankimin e Fetahut, me objekt: “Ankim kundër vendimit nr. 355, datë 28.05.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ish-gjyqtarja pretendonte ‘deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit (shuarjen e masës së sigurimit) “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin nr. 138, datë 22.11.2024 dhe të konfirmuar me vendimin nr. 146, datë 27.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.Në përfundim të seancës, Lara vendosi rrëzimin e kërkesës së ankimueses Fetahu mbi afatet e kohëzgjatjes së paraburgimit, duke e lënë në qeli.

Më 27 qershor, Gjykata e Lartë i rekursin për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-gjyqtaren e akuzuar për lidhje me grupet kriminale në Elbasan, e zbuluar nëpërmjet dekriptimit të të gjitha bisedave në platformën e koduar SKY ECC, të zbërthyer nga SPAK.

Edhe më 28 maj, GJKKO e rrëzoi kërkesën e Fetahut për liri, teksa më herët pretendoi edhe se ishte e sëmurë, duke kërkuar zbutje mase.

Ish-magjistratja që po mbahet e izoluar në Burgun e Grave në Pogradec, prentendonte deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit. Fetahu mbahet në paraburgim prej muajit nëntor 2024 për dosjen Sky ECC, por gjithashtu po hetohet edhe për një fraksion të ‘Plumbit të Artë 2’, lidhjet me grupin e vëllezërve Çopja në Elbasan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHET FOTO/ Mik me Aleksandër Sadikaj! Ky është Eraldo Muçi, 30-vjeçari i zhdukur pa asnjë gjurmë
Previous article MASHTRIMI ME MIKROKREDITË/ Biznesmeni Meskuti mbetet në qeli, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT