• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRKOI DALJEN NGA REGJIMI “41 BISS”/ GJKKO rrëzon Fran Marashin, i dënuar përjetë për masakrën e Urës Vajgurore
Home
Aktualitet
Kronikë

KËRKOI DALJEN NGA REGJIMI “41 BISS”/ GJKKO rrëzon Fran Marashin, i dënuar përjetë për masakrën e Urës Vajgurore

30 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Fran Marashit për kundërshtimin e vendosjes së tij në regjim të posaçëm në burgun e sigurisë së lartë.

Marashit kërkoi të dilte nga regjimi ‘41 biss’, aty ku mbahet i izoluar prej 13 dhjetorit të vitit 2024.

Ai u dënua nga GJKKO muajin e kaluar, me burgim të përjetshëm, si i përfshirë në masakrën e Urës Vajgurore, të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 policë dhe u plagosën 6 të tjerë.

Vendimi, i marrë më 30 prill 2025 nga gjyqtari Erjon Bani, vjen pas kërkesës së paraqitur nga Marashi më 16 prill, ku ai kundërshtonte Urdhrin nr. 620 të Ministrit të Drejtësisë, të datës 13 dhjetor 2024, që e vendoste atë nën kufizime të veçanta në ushtrimin e të drejtave në burg.

Sipas Gjykatës, kërkesa e Marashit është paraqitur jashtë afatit ligjor dhe për këtë arsye nuk është pranuar për shqyrtim.

Njoftimi i GJKKO:

1. Ankuesi Fran Pal Marashi me datë 16.04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën
me objekt: Kundërshtimin e Urdhërit Nr. 620, datë 13.12.2024 të Ministrit të Drejtësisë
“Për vendosjen në regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së
lartë të të burgosurit Fran Marashi”, bazuar në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe
trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenin
471 të K.Pr.Penale si dhe në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve
me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 235, datë 30.04.2025, vendosi:
1. Mospranimin e ankimit të paraqitur nga ankuesi Fran Marashi, me objekt:
Kundërshtimin e Urdhërit Nr. 620, datë 13.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë “Për
vendosjen në regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së
lartë, të të burgosurit Fran Marashi”, si të paraqitur në tejkalim të afatit ligjor.
2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen ankuesit.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga
e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 30.04.2025

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I RENATO HOXHAJT/ Kush ishte personi i dyshuar se ndihmoi në arratisjen e autorit, VRASËSI u kamuflua me bark artificial dhe maskë silikoni
Previous article TAKIM ME TË RINJTË/ Rama: Hapim shkollë të re teknologjie te Piramida, e inaugurojmë me Macron! E ardhmja jonë evropiane është këtu

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT