• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I RENATO HOXHAJT/ Kush ishte personi i dyshuar se ndihmoi në arratisjen e autorit, VRASËSI u kamuflua me bark artificial dhe maskë silikoni
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI I RENATO HOXHAJT/ Kush ishte personi i dyshuar se ndihmoi në arratisjen e autorit, VRASËSI u kamuflua me bark artificial dhe maskë silikoni

30 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Eris Mehmeti është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë. Policia e Vlorës ka identifikuar makinën e përdorur nga vrasësi, e cila ishte dorëzuar nga Mehmeti dhe kishin ndryshuar targat.

Gjatë arrestimit, i është sekuestruar një celular, ku janë gjetur prova të vlefshme për hetimin. Dyshohet se vrasja është porositur nga një grup kriminal nga Emiratet e Bashkuara.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës në Vlorë, 58-vjeçari Rustem Hoxhaj u ekzekutua. Grupi hetimor dyshon se autori i vrasjes, i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë, kishte përdorur një bark artificial dhe një maskë silikoni për të kamufluar identitetin e tij.

Për të siguruar fshehjen e fytyrës, ai kishte vendosur edhe një kapele dhe një maskë tjetër.

Pas krimit, dyshohet se vrasësi ka shpërthyer kufirin e gjelbër dhe ka ikur drejt Greqisë. Policia ka ndaluar ditën e djeshme shtetasin Eris Mehmetaj, i cili është mik i Roan Brahimit, i ekzekutuar në vitin e kaluar në Athinë. Brahimi ishte strehuar në Dubai.

Si ndodhi ngjarja?

Renato Hoxhaj u gjet i pajetë mëngjesin e 27 Prillit në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij.

Ai u ekzekutua me katër plumba, dy në kokë dhe dy të tjerë në trup.

58-vjeçari punonte si roje në një objekt ndërtimi pranë shtëpisë së tij, punë të cilën e kishte lënë para një viti.

Policia ka marrë në pyetje 5 persona, mes tyre edhe bashkëjetuesen e tij.

Ajo tha për mediat se 58-vjeçari nuk kishte shprehur shqetësime për konflikte të mundshme por ditët e fundit qëndronte i heshtur.

Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 5 persona, mes tyre bashkëjetuesen e tij Klodiana Rakipaj.

Ajo tha për mediat se viktima nuk kishte shprehur shqetësime për konflikte të mundshme por ditët e fundit qëndronte i heshur.

Rakipaj ka dëshmuar para grupit hetimor se kishte dëgjuar disa të shtëna, por kishte menduar se janë fishekzjarre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHEN SHTATË VJEDHJE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim
Previous article KËRKOI DALJEN NGA REGJIMI "41 BISS"/ GJKKO rrëzon Fran Marashin, i dënuar përjetë për masakrën e Urës Vajgurore

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT