Një zonjë e moshës 42-vjeçare është zhdukur në drejtim të paditur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjes. Ajo është Eglantina Shurdhi dhe vuan nga një sëmundje mendore dhe së fundmi ishte përkeqësuar.
E bija e Eglantinës ka kërkuar ndihmë tek Shqiptarja.com, duke thënë se e ëma është larguar rreth orës 16:00 të pasdites së sotme, në drejtim të pa ditur. Edhe pse është njoftuar policia e Lushnjes ende nuk ka asnjë të dhënë mbi 42-vjeçare.
Në momentin e fundit që është larguar nga banesa, 42-vjeçarja kishte veshur një bluzë të verdhë dhe një palë pantallona të zeza.
Janë të lutur që të gjithë qytetarët që shikojnë 42-vjeçaren apo kanë informacion për vendndodhjen e saj të telefonojnë policinë në numrin falas 112, ose në numrin e familjarëve të 42-vjeçares 0697537611.



