• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRKOHET DOROHEQJA E BASHËS/ Militani i revoltuar: Zemërimi i demokratëve do ta nxjerrë prej leckash…
Home
Zgjedhjet 2021

KËRKOHET DOROHEQJA E BASHËS/ Militani i revoltuar: Zemërimi i demokratëve do ta nxjerrë prej leckash…

29 April, 2021 s.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, është rritur zhgënjimi i demokratëve ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashën. Një pjesë prej tyre kërkojnë largimin e kreut të PD-së, madje edhe kanë protestuar para selisë së PD-së.

Një militant i revoltuar tha se zhgënjimi i të gjithë demokratëve në mbarë Shqipërinë do të vijë dhe do ta nxjerrë prej leckash Bashën nga zyra. I pyetur se kush mund ta zëvendësoje Bashën në krye të PD-së, ai tha se ka plot dhe se Agron Shehaj mund të jetë një prej tyre.

‘Zemërimi i demokratëve të mbarë Shqipërisë do të vijë dhe ta nxjerri për leckash nëse nuk do të japë dorëheqje të parevokueshme. Ky nuk duhet të pranojë as mandatin e deputetit. Nuk është meritë aspak e Lulzim Bashës, por e votuesve që kanë votuar PD, e popullit dhe e them me bindje sepse klika fashiste e Edi Ramës e ka çuar në rritje votat e demokratëve. Këtu PD vetëm një lider historik ka Berishën. Ne jemi shumë të pakënaqur deri në ditën e votimit dhe kemi pritur që të vijojë. Tani del dhe thotë ne jemi më të fortë se kurrë, ku është forca këtu?! Ka plot emra që mund të zëvendësojë. Është Agron Shehaj. Ky na ka tradhtuar, ta dinë të gjithë. Kaloi aty para dhe nuk na përshëndeti, unë e kam grisur teseren e PD-së me firmën Lulzim Bashës. Nëse në zonën ku unë vij dua të deklaroj në përgjegjësi të plotë se ato vota i ka bio dhe të pa sponsorizuara nga askush.’- tha ai.

Ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, i cili është një prej 10 ish-drejtuesve të PD-së të cilët bëjnë Bashën përgjegjës kryesor për humbjen tha se kjo parti po përdoret si parti private, tha se ai e ka përdorur këtë parti si pronë private.

‘Unë në 2018 kam thënë se na keni vrarë anti-trupat nuk del njeri që të flasë. Nuk jemi 10 persona. Unë do të jem këtu dhe do të thyej këtë barrierë të heshtjes. Nëse këto nuk kanë guxim të vijnë tek PD. Nuk është normale, firmos një dokument dhe nuk vijnë këtu. PD është përdorur shumë herë si parti private. Basha është ka shitur bashkitë ka shitur Reformën Zgjedhore.’- tha Elezi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PD HUMBI ZGJEDHJET/ Julian Deda: Ju lumshin duart që votuat ndryshimin, ju të tjerët do pendoheni që s’u bëtë pjesë...
Previous article KËRKON SËRISH TË JAPË DORËHEQJEN/ Bujar Nishani: Lulzim Bashës i kishte humbur "çelësi", të kërkojë falje...

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT