Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person, i cili rezultonte i shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për shtetasin Emirjon Muça, 31 vjeç, banues në Ostren-Bulqizë.
Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për veprën penale ‘Kanosje’.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative si dhe falë një pune të mirëorganizuar, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
• Emirjon Muça, 31 vjeç, banues në Ostren-Bulqizë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas është shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për veprën penale ‘Kanosje’, parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.
Shtetasi i lartëpërmendur do të dërgohet në D.V.P.Tiranë me qëllim kryerjen e procedurave të tjera ligjore.


