Karabinierët e Bellaria-s në Itali arrestuan mbrëmjen e së martës një 26-vjeçar shqiptar, ndaj të cilit rëndonte një urdhër-arrest i lëshuar nga autoritet gjermane. Lajmin e raportojnë mediat italiane, që nuk bëjnë të ditur identitetin e shqiptarit.
Sipas të njëjtave burime: shqiptari, i kërkuar në gjithë Europën, akuzohet për trafik droge. Dyshohet se mes dhjetorit 2017 dhe marsit 2018 ka qënë aktiv në trafikun e drogës në Gjermani.
Pas arrestimit, i riu është dërguar në burg në Rimini në pritje të ekstradimit drejt Gjermanisë.


