• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kërkesa surprizë e prokurorëve për Markun: Na riktheni armët për vetëmbrojtje
Home
Sociale

Kërkesa surprizë e prokurorëve për Markun: Na riktheni armët për vetëmbrojtje

15 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Harta e re territoriale e vendit dhe mospërshtatja e legjislacioneve ka sjellë problemet e para, të cilat kanë prekur organin e Prokurorisë.
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht një raport të Prokurorisë së Sarandës, e cila shprehet se me ndarjen e re territoriale janë krijuar shumë probleme në hetimin e ngjarjeve kriminale në zonën e Himarës.

Sipas këtij raporti, kjo Prokurori ka tagër pjesorë me kompetencën territoriale mbi Bashkinë Himarë, çka pamundëson hetimet. Por nga ana tjetër, prokurorët në raportin e tyre shprehen se kanë bërë maksimumin për të mos krijuar konfuzion dhe apelojnë që kjo situatë të zgjidhet.

Ndryshimi i hartës territoriale, ku tashmë Njësia Administrative e Lukovës është pjesë e Bashkisë Himarë dhe mospërshtatja e legjislacionit të ri ka krijuar konfuzion për kompetencën tokësore, pasi tashmë pjesë të “ish-Rrethit të Sarandës” (struktura “Rreth” praktikisht nuk ekziston më) janë brenda kësaj njësie administrative, madje dhe zona shumë pranë të qytetit të Sarandës, me orientim administrativ në Bashkinë Himarë.
Më tej, në raportin e tyre prokurorët apelojnë për zgjidhje: “Në këto rrethana është vepruar mbi bazën e praktikës shumëvjeçare, deri më tani janë evituar problemet, për shkak të zotimit tonë profesional, por kjo situatë mbetet për t’u zgjidhur në interes të punës dhe komunitetit”.

Por ky nuk është i vetmi shqetësim i këtij organi, pasi sipas raportit ekskluziv të siguruar nga Report Tv, ky organ kërkon që prokurorët të ripajisen me armë dhe për këtë duhen marrë masa, pasi kjo do shërbejë për sigurinë e prokurorëve.

Ndërsa me ligjin e ri për armët, zyrtarëve publikë përfshi deputetë, gjyqtarë, prokurorë, kryebashkiakë e një pjesë tjetër të administratës civile ju hoq e drejta e armëmbajtjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bayerni “tronditet” para ndeshjes me Real Madridin
Previous article Bashkëshortja e gjyqtarit Oliver kërcënohet me vdekje, policia britanike nis hetimet

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta Aktualitet

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta

"AKUZA SEKSISTE..."/ Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin Aktualitet

"AKUZA SEKSISTE..."/ Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT