• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRKESA E KLGJ PËR ULJEN E NUMRIT TË GJYKATAVE/ Gjonaj: Nuk jemi dakord që të kemi vetëm një Gjykatë Apeli, pasoja…
Home
Politikë

KËRKESA E KLGJ PËR ULJEN E NUMRIT TË GJYKATAVE/ Gjonaj: Nuk jemi dakord që të kemi vetëm një Gjykatë Apeli, pasoja…

10 June, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Propozimin e KLGJ për të shkurtuar nga 34 gjykata në 15, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka cilësuar vendim drastik, që nuk i shërben qytetarëve. Në intervistën dhënë për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, Gjonaj tha se harta e re gjyqësore duhet të bëhet në bashkëpunim mes KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Në këtë propozim, ministrja tha se nuk kanë rënë dakord në 3 pika të rëndësishme që janë shkurtimi i gjykatave, krijimi i një Gjykate të vetme Apelit si edhe mënyrës së funksionimit të degëve të Gjykatave.

“Kemi pasur bashkëpunim të frytshëm me të gjitha institucionet e reja të drejtësisë dhe nuk besoj se është çështje pingpongu harta gjyqësore por është zgjidhja që mund t’i jepet me konstruktivitet. Fakti që ligji përcaktoj që ministria dhe KLD vendosin hartën e re gjyqësore dhe më pas ministri i drejtësisë e propozin inciativën do të thotë se duhet të ketë bashkëpunim. Vlerësoj anëtarët e KLGj, edhe për prioritete e reformës në Drejtësi dhe kam pritur që KLGJ ta shohë në mënyrë më të hapur, sidomos nga ato që nuk vijnë nga sistemi i drejtësisë,  hartën e re gjyqësore, se nuk është vetëm çështje teknike, për plotësimin e vakancave në sistemin e drejtësisë, por lidhet edhe me disa elementë të tjerë me transparencë, llogaridhënie e sistemit të drejtësisë dhe aksesin e qytetareve dhe, bashkërisht do duhet ta zgjidhim në këtë kuadër duke respektuar aksesin e qytetarëve në organet e drejtësisë. KLGJ ka sjellë propozimin, por Ministria e Drejtësisë ka çuar pikëpamjet dhe variantin e saj sa i përket këtij propozimi. 3 janë çështjet kryesore që kemi parë vërejtje ku e para lidhet me shkurtimi i numrave të gjykatave është një numër shumë i madh, konsistimi i propozimit vetëm në një gjykatë apeli dhe funksioni degëve të Gjykata dhe mendoj se edhe në vijimësi do duhet ta zgjidhim në bashkëpunim që të përfundojë ky proces për krijimin e hartës së re gjyqësore”, tha Gjonaj.

Nisur nga kjo, Gjonaj tha se është kundër propozimit për krijimin e një Gjykate te vetme të Apelit dhe për këtë dha një sërë argumentesh, ku më të rëndësishmin listoi aksesin ndaj qytetarëve.

“Kemi kryer dhe një analizë që lidhet jo vetëm me ngarkesën e gjykatave të apelit, mungesën e gjyqtarëve dhe ofrimi i shërbimit dhe nuk kemi qenë dakord për të pasur një gjykatë Apelit, por për të gjetur dakordësi që në këtë fazë tranzitore nga Vettingu, ku vakancat do duhet të plotësohen nga KLGJ nuk mund të shkojë në një variant drastik”, tha Gjonaj.

Ajo tha me bindje se me sistemin e ri të drejtësisë, institucionet ligjzbatuese i kanë të gjitha hapësirat e nevojshme ligjore për ta luftuar me efikasitet korrupsionin dhe krimin e organizuar, teksa vlerësoi edhe bashkëpunimin me Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme, në atë që quhet ‘regjimi 41 biss’.  Nuk ka lënë pa komentuar edhe vendimin për lehtësimin e masave anti-COVID në Burgje ku rikthehen takimet me familjarët. Kjo vendim, tha ministrja, erdhi për faktin se në 2 muajt e fundit nuk u regjistrua asnjë rast i ri me COVID.

Në fund, duke nëpërmjet ekranit të Report Tv, ajo ka pasur edhe një apel për gjyqtarët që të aplikojnë për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, që i zgjedh Gjykata e Lart, “pasi është koha për të bërë diçka të mirë për vendin”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SANCHO BINDET NGA OFERTA E UNITED/ Dortmund s’e lëshon pa 95 milion €
Previous article "COVID-2 RIKTHEHET NË SANATORIUM"/ Mjeku tregon momentin më të vështirë gjatë pandemisë

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA KRYEMINISTRISË/ Policia përplaset me protestuesit, tenton t’i largojë duke i shtyrë Aktualitet

TENSIONE PARA KRYEMINISTRISË/ Policia përplaset me protestuesit, tenton t’i largojë duke i shtyrë

SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici Politikë

SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici

U ARRESTUA NË DUBAI/ Policia jep detaje: Si blinte Nexhmedin Danaj sasi të konsiderueshme droge me transferta digjitale Aktualitet

U ARRESTUA NË DUBAI/ Policia jep detaje: Si blinte Nexhmedin Danaj sasi të konsiderueshme droge me transferta digjitale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT