Kryetari i partisë së pensionistëve shqiptarë, Selami Jenisheri, kërkon patjetër takim me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Jenisheri tha se ka kërkuar me anë të një letre, takim urgjent me ambasadoren, për t’i komunikuar faktin se Ilir Meta duhet të arrestohet.
“Ditët e fundit më ka lind nevoja ta takoj Yuri Kim, t’i shpjegoj përse zgjedhjet janë të paligjshme dhe Ilir Meta duhet të arrestohet, që nuk firmosi shtyrjen e zgjedhjeve. Kam detyrim të bisedoj me zonjën Yuri Kim. Ka ardhur përgjigje nga ambasada, që e ka marrë letrën. Po pres. Ja kam dërguar zyrtarisht“, tha Jenisheri.