Një debat për motive të dobëta ka agravuar deri në sherr me plagosje fizike, por jo serioze në lagjen “5 Maji” të kryeqytetit.
Dy burra janë zënë duke u ofenduar dhe më pas duke grushtuar në pjesë të ndryshme të trupit njëri tjetrin.
Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 13.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin I. T., vjeç 38, banues në Tiranë, me pasi në rrugën “5 Maji”, ka goditur me sende të forta shtetasin F. B., vjeç 54, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 89 Kodit Penal.


