• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kërcënon deputeti gjerman/ Nuk do lejojmë hyrjen e Shqipërisë në BE pa plotësuar të gjitha kushtet e Kopenhagës
Home
Shqipëri

Kërcënon deputeti gjerman/ Nuk do lejojmë hyrjen e Shqipërisë në BE pa plotësuar të gjitha kushtet e Kopenhagës

28 April, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Deputeti i Bundestagut gjerman, Thorsten Frei, i cili i përket partisë CDU/CSU, në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ka shprehur qëndrim kritik lidhur me reformat në Shqipëri.

Ai ka thënë se Shqipëria ka bërë pak përparim në çështjen e Vettingut dhe në zbatimin e reformave.

“Problemi kryesor është së politika Shqiptare implementon nën presion nga komuniteti ndërkombëtar vetëm reformat e domosdoshme. Në letër, Shqipëria ka një nga sistemet konstitucionale më të mira në Europë. Por, fatkeqësisht, vetëm në letër.

Në përgjithësi, korrupsioni është akoma i përhapur. Procesi i Vettingut po ecën shumë ngadalë. Vetëm një grusht i vogël gjykatësish janë kontrolluar gjatë procesit. Ka shumë lidhje të pazgjidhura midis qarqeve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar.

Politikanët shqiptarë ndikojnë mbi njerëzit, kurdoherë që të jetë e mundur. Për shembull, në procesin e marrjes në punë në sektorin publik. Fatkeqësisht, dikush ka mendimin se reformat janë bërë vetëm si rrjedhojë e kërkesës së Bashkimit Europian dhe sepse Bashkimi Europian e kërkon këtë gjë”, është shprehur ai.

Frei ka thënë se ai e ka humbur durimin të merret me politikanët shqiptarë.

“Me pak fjalë, unë e kam humbur besimin që politikanët po e ndërtojnë axhendën e tyre, sepse reformat janë të mira për vendin e tyre dhe për gjithë popullin në Shqipëri.

Aksidentalisht, unë gjithashtu e kam humbur durimin e nevojshëm politik për t’u marrë me politikanët shqiptarë. Kjo nënvizohet edhe si pasojë e sharjeve dhe fyerjeve ndaj kolegut tim, Gunter Krichbaum, po aq dhe nga sjellja e qeverisë dhe përfaqësuesve të opozitës në parlament.

Në vend të politikës konstruktive, diskretitimi dhe tallja ndaj opinioneve të kundërta është bërë shpesh shënjestër e goditjeve të pakuptimta”, është shprehur ai.

Frei ka theksyar se Gjermania nuk do të lejojë hyrjen e Shqiupërisë në Bashkimin Europian para se ajo t’i përmbushë të gjitha kriteret e Kopenhagës.

“Me respekt të thellë e them se është vetëm në dorë të Shqipërisë të vazhdojë rrugën në drejtim të Bashkimit Europian. Gjermania nuk do të lejojë, me çdo çmim që të jetë, hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian pa u plotësuar dhe përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës”, është shprehur deputeti gjerman. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Kush janë kryetarët e PS që duhen shkarkuar, njerëzit s’janë qorra”, Rama: Elisa s’e ke bërë punën mirë
Previous article Për lobistët dhe pyetjen: Po Sali Berishën kur?

Redaktor2

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës Aktualitet

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës

DYSHOHET SE SHOFERI PËSOI ATAK KARDIAK/ Dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

DYSHOHET SE SHOFERI PËSOI ATAK KARDIAK/ Dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT