Bie në prangat e Policisë një 42 vjeçar i cili akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”. Sipas burimeve, nje vit me pare, ai eshte bere shkak qe nje person ka vrare veten, pas kercenimeve qe i bente.
Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në orët e para të mëngjesit është kapur dhe ndaluar në qytetin e Bulqizës, shtetasi me inicialet B.O, 42 vjeç, banues në Laç.
Ky shtetas më datë 24.04.2018, në fshatin Mishter, Klos, ka kanosur me armë shtetasin A.H (i cili në 2018 ka vrarë veten)
Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”
Gjithashtu po në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për të njëjtat vepra penale, pasi më datë 03.08.2019, në aksin rrugor Milot-Laç, ka kanosur me armë një shtetas, duke i dëmtuar gomat e automjetit.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Dibër veprime të mëtejshme.


