• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRCËNOI ME PISTOLETË GAZETARËT/ Policia pas SKANDALIT: Kemi nisur HETIMET. Shefi që nuk u përgjigj në telefon…
Home
Aktualitet
Media

KËRCËNOI ME PISTOLETË GAZETARËT/ Policia pas SKANDALIT: Kemi nisur HETIMET. Shefi që nuk u përgjigj në telefon…

4 September, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Media

Pas ngjarjes që u regjistrua dje në Laç, ku pas një shpërthim me tritol në një lokal, pronari i biznesit kërcënoi gazetarët, vjen reagimi i policisë. Duke marrë parasysh nga shqetësimi i bërë publik nga gazetarët, mes tyre dhe ai i ‘News24’ Prend Shota, se kishin marrë kërcënime, Policia e Kurbinit bën me dije se materialet referuar shtetasit me inicialet Ll.B., (pronari i biznesit) i janë referuar prokurorisë.

Kujtojmë se gjithçka ndodhi teksa gazetarët dhe opetatorët shkuan pranë lokalit ku ndodhi shpërthimi, ndërsa pronari i biznesit nuk i lejoi ata që të filmonin pasojat e sulmit. Po ashtu ka pretendime se pronari i lokalit kërcënoi edhe me armë gazetarët.

Në lidhje me një lajm të publikuar në median elektronike ku shtetasi J.Sh., me profesion gazetar, është kanosur gjatë kryerjes së detyrës si dhe i ka dërguar mesazh shefit të Komisariatit të Policisë Kurbin ku i ka kërkuar ndihmë dhe ky i fundit nuk i është përgjigjur, ju sqarojmë se:

Nga specialistët e Seksionit për parandalimin dhe hetimin e ngjarjeve kriminale në Komisariatin e Policisë Kurbin, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit Ll.B., 53 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, pasi më datë 03.09.2018, rreth orës 15:00, është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Kurbin shtetasi J.Sh., i cili ka kallëzuar se rreth orës 07:00, ka shkuar për të pasqyruar ngjarjen e ndodhur në lokalin ku i është vendosur lëndë eksplozive, dhe është kërcënuar me armë zjarri nga pronari u lokalit, për moslejimin e filmimit të vendngjarjes. Me marrjen e informacionit nga njoftimi i shtetasit J.Sh. tek Policia e Lezhës rreth orës 09:00, është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, duke kryer të gjitha veprimet hetimore konform rregullave. Nga kontrollet e ushtruara në ambientet në pronësi të shtetasit Ll.B., nuk është konstatuar asnjë armë zjarri apo send tjetër i kundraligjshëm.

Gjithashtu, në lidhje me sms-në e publikuar të dërguar nga shefi i Komisariatit të Policisë Kurbin shtetasit J.Sh., sqarojmë se nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi mesazhi që shtetasi J.Sh. pretendon se i ka dërguar shefit të Komisariatit Kurbin ku i shpjegon ngjarjen dhe i kërkon ndihmë, nga verifikimet hetimore ka rezultuar se nuk i është dërguar fare shefit të Komisariatit Kurbin, duke mos u vënë në dijeni ai se çfarë po ndodhte.

Policia e Kurbinit, është e gatshme në çdo kohë të trajtojë me seriozitet dhe transparencë të plotë çdo situatë të çdo shtetasi”, thuhet në njoftim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK PRANOI TË NDALONTE PARA POLICISË/ PAMJET: Kapet i "FORTI" nga Tirana. Pasi u paralajmërua ai bëri...
Previous article PAS ZJARIT TË FUQISHËM NË BRAZIL/ Ja çfarë ka mbetur nga muzeu 200-vjeçar që u shkrumbua nga flakët në Brazil

g.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT