Një shqiptar është dënuar me 8 muaj burg, pasi nën kërcënimin e dhunës detyroi bashkëshorten të firmoste një akt për të hequr dorë nga kujdestaria e fëmijëve, si dhe për dhunë ndaj saj.
Mediat italiane shkruajnë se bashkëshortja e kishte denoncuar shqiptarit për dhunë dhe ai e kishte të ndalur t’i afrohej vendit të punës, shtëpisë apo edhe kur dilte.
Në mars të vitit të kaluar në kërcënimin e dhunës detyroi bashkëshorten të firmoste një akt për të hequr dorë nga kujdestaria.
Shqiptari u arrestua me akuzën e shkeljes së dispozitës për largimin nga shtëpia e familjes dhe ndalimit të afrimit në vendet e frekuentuara nga personi i ofenduar.


