• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KERCENIMI RUS: NATO planifikon krijimin e dy komandave
Home
Botë

KERCENIMI RUS: NATO planifikon krijimin e dy komandave

26 October, 2017 Ina.Autor Botë

Kryetari i Komitetit ushtarak të NATO-s, Petar Pavel, mbrëmë kumtoi se Aleanca ka për qëllim në shkurt vitin e ardhshëm të vendos ndryshime në strukturën e saj komanduese.

Prej tij u kërkua ta komentojë shkrimin në gazetën “Uollstrit xhërnal”, ku shkruan për qëllimet e NATO-s të krijojë dy komanda të reja, për shkak të kërcënimeve nga ana e Rusisë.

Në përgjigje të kësaj, Pavel njoftoi se gjatë dy dekadave të fundit, personeli i Aleancës në strukturën komanduese u zvogëlua prej 23.000 në rreth tetë mijë persona.

“Ky nivel është ‘i mjaftueshëm për kohëra të qeta'”, tha kryetari i Komitetit ushtarak të NATO-s.

Ai theksoi se Aleanca ka konstatuar se “në strukturën tonë komanduese ka mungesa të cilat janë paraqitur në periudhën e krizave dhe posaçërisht gjatë konfliktive të armatosura”.

“Ato mungesa i kanë zbuluar njerëzit të cilët e kryejnë komandën strategjike. Personat i prezantuan qëndrimet e tyre për funksionimin e modelit të strukturës komanduese të NATO-s”, tha Pavel.

Ai shtoi se ato ide janë shqyrtuar kryesisht nga komandatët e lartë.

“Më vonë ato do t’u prezantohen ministrave të mbrojtjes. Nëse ata nuk pajtohen, do të jetë shumë herët të mendohet për punë konkrete”, potencoi Pavel.

Ai vlerësoi se zhvillimi i mëtejshëm i situatës në atë sferë varet nga “vullneti politik”.

“Vendimet për variantet përfundimtare priten të merren në takimin e ministrave të mbrojtjes, që u parashikua për më 18 shkurt”, tha Pavel.

Kryetari i Komitetit ushtarak të NATO-s konstatoi se NATO-ja dhe Rusia kanë arritur t’i bëjnë hapat e parë drejt ripërtëritjes së marrëdhënieve.

Lidhur me takimin e sotëm të rregullt të Këshillit të NATO-s dhe Rusisë në Bruksel, Pavel tha se në të së pari do të shqyrtohet situata në Ukrainë, si dhe aktivitetet ushtarake të të dy palëve, garantimi i transparencës së tyre dhe zvogëlimi i rreziqeve dhe situata në Afganistan.

/AlpeNews.al/

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ofendimi i reporterëve-Reagon Federata Europiane e Gazetarëve: Nuk duhen sulmuar në punën e tyre
Previous article INTERVISTA E PLOTE/ Bomba e ish agjentit: Policia ua jep vetë trafikantëve farën e kanabisit, merrnin 30%

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT