Të premten, Koreja e Veriut gjuajti dy herë në det në brigjet e saj lindore, me raketa balistike me rreze të shkurtër, në raundin e tretë të testimeve të armëve në më pak se një javë, tha zyra ushtarake dhe presidenciale e Koresë së Jugut.
Aktiviteti i shtuar i testimit, shihet si lojë me zjarrin, që synon rritjen e presionit ndaj Seulit dhe Uashingtonit mbi negociatat e bllokuara bërthamore. Koreja e Veriut gjithashtu ka shprehur zhgënjimin e saj për stërvitjet ushtarake të planifikuara ndërmjet SHBA-së dhe Koresë së Jugut, ku ekspertët thonë se shfaqjet e testimeve të armëve mund të intensifikohen në muajt e ardhshëm nëse nuk bëhet përparim në negociatat bërthamore.
Duke provuar armë zjarri që kërcënojnë drejtpërdrejt Korenë e Jugut, por jo territorin e SHBA ose territoret e saj të Paqësorit, Koreja e Veriut gjithashtu mund të përpiqet të presë presionin ndaj Seulit dhe të provojë se sa larg do të tolerojë Washingtoni, pa shkaktuar shkatërrimin e negociatave bërthamore.


