• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRCËNIMI I DEPUTETES SË LSI/ Mehmetaj: Dita e enjte, shansi i fundit i…
Home
Politikë

KËRCËNIMI I DEPUTETES SË LSI/ Mehmetaj: Dita e enjte, shansi i fundit i…

18 December, 2018 F.autor Politikë

LSI i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të lërë retorikën dhe të marrë përgjegjësitë duke plotësuar tetë kërkesat jetike të studentëve.

Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj tha se kërkesat e studentëve realizohen vetëm me buxhet dhe çdo aksion tjetër është veçse retorikë, arrogancë dhe dashakeqësi.

Mehmetaj deklaroi se mazhoranca ka shansin e fundit të enjten në seancën parlamentare t’u tregojë studentëve se realisht do t’i dëgjojë ata.

Deklarata e deputetes së LSI-së:

Dy javë pas nisjes së protestës së studentëve ata kanë fituar mbështetjen e qytetarëve shqiptarë dhe së fundmi edhe të partnerëve ndërkombëtar, ç’ka konfirmon se e drejta është me ta.

Një gjë është fakt, se realiteti akuzues dhe situata e vështirë jo vetëm e Universiteteve, por e të gjithë sistemit arsimor në Shqipëri nuk ka nevojë për deklarata, por për zgjidhje. Dhe zgjidhja fillon në veprime të qeverisë, jo me diskutime që nuk kanë fund. Prandaj Kryeministri si personi kryesor përgjegjës për situatën e krijuar të lërë mënjanë retorikën dhe të marrë përgjegjësitë duke plotësuar tetë kërkesat jetike të studentëve. Vetëm kështu hapet rruga e dialogut për reformimin serioz të arsimit në Shqipëri.

Përballë shfaqjeve të inskenuara të Kryeministrit me lista të detyruara pjesëmarrësish në auditorët e rrënuara të Universiteteve ishin sot studentët e revoltuar në ditën e 15 të protestës së tyre.

Përtej sforcimit të madh për të krijuar në sytë qytetarëve fasadën e radhës të dialogut, e vërteta iu tha në sy nga studentë e profesorë se gjendja e arsimit në Shqipëri është në ditën e saj më të keqe.

Shqetësimet e studentëve dhe problemet e arsimit të lartë janë bërtitur prej 15 ditësh nga studentët në protestat e tyre dhe shtirja se dëgjohen për herë të parë janë tregues të paaftësisë qeverisëse dhe dëshirës për ta mbyllur me premtime boshe protestën, këtë protest që është në fakt më domethënësja e zhvilluar në Shqipëri qysh prej rënies së diktaturës.

Justifikimet se u dashkan kohë dhe afate, vetëm nxisin më tej revoltën studentore. Çdo kërkesë e tyre nuk merr jetë nëse ajo nuk mbështetet me buxhet.

Studentët kërkojnë tarifa të ulura, investime në infrastrukturë, Kartën e Studentit, kërkim shkencor, biblioteka dhe kushte më të mira, të gjitha këto realizohen vetëm me buxhet. Çdo aksion tjetër është veçse retorikë, arrogance dhe dashakeqësi.

Të enjten në seancën parlamentare, maxhoranca ka shansin e fundit tu tregojë studentëve se realisht do ti dëgjojë ata. Në aksioni nuk ndërmerret për të rritur buxhetin, çdo shfaqje tjetër është e kotë, çdo shfaqje tjetër do të shoqërohet vetëm me reagim dhe revolt studentore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MIRUPAFSHIM..."/ Zbulohen fjalët e fundit të Mourinhos duke u larguar nga hoteli i Manchester Unitedit (VIDEO)
Previous article PLANE PËR ZGJERIMIN E FAMILJES/ Këto janë VIP-at që janë duke "punuar pa frena" FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT