• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRCENIMET E IRANIT/ Ish-ministri i Berishës kundër presidentit të SHBA: Shkeli Protokollin detyrues për të lajmëruar Kongresin, që…
Home
Politikë

KËRCENIMET E IRANIT/ Ish-ministri i Berishës kundër presidentit të SHBA: Shkeli Protokollin detyrues për të lajmëruar Kongresin, që…

9 January, 2020 Delo.autor Politikë

Ish-ministri i jashtëm, Besnik Mustafaj, ndërsa foli për konfliktin Iran-SHBA dhe kërcënimin e Iranit, tha se kjo nuk e prek Shqipërinë, pasi deklarata ishte hakmarrje ndaj vendeve aleate të SHBA në rajonin e Lindjes së Mesme dhe jo vendeve europiane.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News24”, Mustafaj tha se megjithatë Shqipëria është vendi më i ekspozuar ndaj këtij rreziku sa i përket Ballkanit pasi ka marrë përsipër të strehojë 3 mijë muxhahedinë, ndërsa vitin e kaluar i dëboi një ambasador i cili ishte një figurë e lartë në shërbimin informativ të Iranit.

Përgjigjen e Iranit ndaj bazave amerikane në Irak, Besnik Mustafaj i cilësoi si një kundërërgjigje sa për ‘sy e faqe’ dhe jo një kundërpërgjigje serioze.

“Situata është shumë serioze pavarësisht vizionit të liderit fetar Khomenei, që është vetëm një iluzion sepse nuk është përmend një emër konkret. Shqipëria nuk është pjesë e këtij cikloni por Shqipëria si pjesë e NATO apo organizatave të tjera duhet të jetë shumë e shqetësuar dhe e kujdesshme.

Janë sulmuar dy baza amerikane në Irak, SHBA thotë për dëme të lehta materiale kurse Iraku thotë për 80 viktima. Kjo konsiderohet një hakmarrje e përmbajtur nga Irani siç thuhet nga analistët e vendeve.

Irani gjithmonë hakmarrjet i ka bërë me anë të organizatave të lidhura me ISIS dhe jo ato të Gardës Revolucionare. Irani po kërkon të ruajë atë strukturën e vetë por nuk ka shenja të vërteta që do të ketë një konflikt por gjëra të paparashikueshme.

Edhe Trump është një President i paparashikueshmërisë. Irani ka bërë një përgjigje sa për ‘sy e faqe’. Goditjet që këta kanë paralajmëruar për Izraelin dhe UAE, si bazat e naftës të Arabisë Saudite vitin e kaluar këto mund të kenë pasoja fatale.

Shqipëria rrezikohet sigurisht por Irani nuk ka përmenduar vende europiane por vetëm vende të Rajonit të tyre që janë aleate të SHBA. Ne jemi vendi më i ekspozuar në Ballkan sepse kemi strehuar 3 mijë muxhahedinë. Kam shumë frikë. Agjencitë tona Kombëtare kanë kapacitete jo të mëdha për të hetuar rrezikun që mund të vijë për këtë gjë.

Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit dhe kjo nuk arrohet lehtë prej tyre. Ambasadori iranian këtu ishte një nga figurat kryesore të iranit në fushën e shërbimeve sekrete. Irani e dërgoi në Shqipëri dhe kjo do të thoshte se ata e kishin në vëzhgim Shqipërinë dhe rolin e muxhahedinëve këtu.

Shqipëria duhet me patjetër të komunikojë me aleatët, të kërkojë ndihmë prej agjencive kombëtare të aleatëve pasi ne jemi vend i NATO dhe aleat i SHBA  dhe mund të shkëmbejë informacione apo t’u kërkojë ndihmë.

Degëzimet në vendin e tyre këta i kanë, si i kanë mundësitë që të shkëmbejnë informacionet këtë nuk e di.

Paranoja e regjimeve të diktaturave kjo është e njohur. Shoqëria iraniane ndryshe nga shoqëritë arabe është shumë më e civilizuar, për të kërkuar të drejtat , për protestat, elita shoqërore është shumë më e ngritur.

MEK është një organizatë në gjithë botën, janë bërë dhe Kongrese të mëdha, qendra e tyre është në Francë dhe janë një opozitë shumë dinamike dhe jo me një këmbë në varr.

Por në Iran nuk lejohet të bësh një aktivitet politik kundër shtetit vendas, aktivitet politik kundër një vendi tjetër veç Iranit lejohet.

Deklaratat zyrtare flasin se konflikti do të vijojë, si ajo për Gjirin Persik. Si Irani dhe Trumpi premtojnë përgjigje të ashpra. Pse Trump premtoi 52 qendra? Kjo korrespondon me 52 pengje që SHBA i kishte në ambasadë në ’79.

Iraku i bëri thirrje trupave amerikanë të largohen por nuk është vendim ekzekutiv, është thirrje.  SHBA ka marrë gjithmonë parasysh objektivat dhe jo pasojat mbas tyre.

Por për herë të parë një vendim i tillë u mor nga Presidenti Trump në shkelje të Protokollit detyrues për të lajmëruar Kongresin, që është i shenjtë në SHBA.

Nuk e di nëse tani i janë drejtuar Gjykatës për këtë veprim apo jo por ka një pakënaqësi të madhe nda Trump, jo se u vra Soleimani por sepse Presidenti shkeli për herë të parë Protokollin”, tha Besnik Mustafaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Inter blen mbrojtësin e Përfaqësuese së Kosovës (FOTO)
Previous article “DERI NË 2 MIJË EURO”/ Gazetarja: Gra në moshën 60 vjeç ofrojnë seks

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT