• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DERI NË 2 MIJË EURO”/ Gazetarja: Gra në moshën 60 vjeç ofrojnë seks
Home
Aktualitet
Kronikë

“DERI NË 2 MIJË EURO”/ Gazetarja: Gra në moshën 60 vjeç ofrojnë seks

9 January, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetarja Doriana Bezat tregoi në emisionin Opinion, se sa janë pagesat për vajzat që ushtrojnë prostitucion në Tiranë, por jo vetëm.  “Çmimet variojnë nga 5 mijë lekë dhe deri në 2 mijë ero që janë vajzat e luksit. Këto janë modele apo vajza të show bizz-it”, tha gazetarja.

Po ashtu ajo tregoi rastin e një vajze 22-vjeçare, e cila ushtronte prostitucion në mes të Tiranës.

“Nga kurioziteti që kam pasur sesi funksionon jeta e një punonjëse seksi unë kam kërkuar që të ndjek një ditë të një vajze, e pagëzova me emrin Lorena për të ruajtur anonimatin e saj. Ishte një vajzë që punën e kishte kthyer në biznes, kishte bërë vetëm 4 vjet shkollë. Nuk kam asnjë aftësi tjetër përveçse të shes trupin, më tha. Ishte nënë e 3 fëmijëve, megjithëse ishte 22 vjeç. Të tre fëmijët i kishte çuar tek Shtëpia e Fëmijës, sepse nuk mundej që t’i rriste e vetme. Më tha qartë, që nëse do që të bisedosh me mua, duhet të blesh kohën time. Unë e kam paguar për të qëndruar me mua dhe për të më treguar jetën e saj. E ka nisur punën që në moshën 13-vjeçare. Jetonte fillimisht në Lushnje, prindërit i vdiqën për arsye të ndryshme, Kaloi në shtëpinë e tezes në Fier, aty u ndje e keqtrajtuar dhe iu drejtua rrugës, ku u vetëshfrytëzua. Fillimisht kishte një bashkëjetues i cili e shfrytëzonte, më pas u nda nga ai pasi pati edhe një fëmijë. Dy fëmijët e tjerë i bëri në rrugë me partnerë që nuk i dinte cilët ishin baballarët e fëmijëve, vetëm për faktin që nuk kishte njohje për ruajtje në marrëdhënie seksuale. Ajo vajzë më tregoi se prostitucioni nuk është aq i fshehtë sa ne e pandehim, apo aq i vështirë. Ajo ishte në mes të Tiranës, pas Muzeut. Mjafton të qëndroj këtu dhe unë arrij të shikoj njerëzit sesi ecin se kush është në gjendje të blejë seks, më thoshte”.

Bezat tregoi më tej se kjo vajzë, i kishte treguar se ata që paguajnë për seks janë njerëz të arsimuar, me profesione të ndryshme. Gazetarja zbuloi gjithashtu se trupin e shesin femra deri në moshën 60-vjeçare./ Opinion.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRCENIMET E IRANIT/ Ish-ministri i Berishës kundër presidentit të SHBA: Shkeli Protokollin detyrues për të lajmëruar Kongresin, që...
Previous article "BABALJA"/ Të tjera detaje nga takimi Salianji-Albert Veliu: Ja si u planifikua audio-përgjimi dhe premtimet për para dhe azil politik

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT