• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRCËNIME, VETËVRASJE E DERI TEK SHFRYTËZIMI PËR PARA/ Çfarë po ndodh me TikTok? Ngjarjet që po SHOKOJNË vendin
Home
Ekskluzive

KËRCËNIME, VETËVRASJE E DERI TEK SHFRYTËZIMI PËR PARA/ Çfarë po ndodh me TikTok? Ngjarjet që po SHOKOJNË vendin

21 February, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Dita-ditës TikTok po kthehet në një aplikacion shqetësues në vendin tonë, ku rastet më shokuese si: vrasje, bullizim, kërcënim, shfrytëzim për para dhe degjenerim po ndodhin vetëm aty.

TikTok po përdoret në mënyrë abuzive nga të rinjtë por edhe nga moshat e mëdha, rastet shqetësuese po shtohen çdo ditë e më shumë.

Së fundmi një gjyshe është arrestuar së bashku me të birin, pasi kanë shfrytëzuar nipin 10-vjeçar për përfitime në TikTok.

Ata dilnin live në këtë rrjet social me njerëz të tjerë dhe e mësonin 10-vjeçarin si t’i shante me fjalë të rënda dhe denigruese.

Në rrjetin social TikTok gjyshja 67-vjeçare ka shfrytëzuar nipin, për të marrë sa më shumë klikime, të cilat shndërrohen në para. Në një video live, shihet djali 10-vjeçar me të atin, Natasha dhe disa persona të tjerë. I mituri nuk ka reshtur së ofenduari me fjalë banale një grua tjetër, ku i ati e mësonte se çfarë t’i thoshte, ndërkohë që gjyshja e tij e shikonte dhe qeshte.

Kjo e fundit është një personazh i njohur për publikun, pasi para disa vitesh historia e saj me nusen ka bërë xhiro në rrjetet sociale. Ajo u përball live në një studio televizive me ish-nusen ndërsa ziheshin për kujdestarinë e djalit.

Alpenews.al ju rikujton disa nga ngjarjet më të absurde dhe të rënda të ndodhura ditët e fundit.

Vajza shqiptare nxjerr pjesët intime për “gifte“ në Tik-Tok

Një vajzë shqiptare, për të marrë sa më shumë “gifte” pra dhurata të përkthyera në lekë në Tik-Tok ka hequr reçipetat dhe ka nxjerrë pjesët intime.

Në një sfidë me një djalë, ajo shfaqet e zhveshur në pjesën e sipërme, gjë që duket kaq shqetësuese për rininë shqiptare.

Vetëvrau veten pas publikimit të fotos intime në TikTok

Vdekja e 27-vjeçares Sibela Abedini është një mister, e cila pritet që të zbardhet nga hetimet e thelluara të policisë dhe për të nxjerrë para drejtësisë personat që janë përfshir, ku i dyshuari kryesor është Altin Çoku.

Sibela Abedini ishte 27-vjeç, e martuar në Kosovë dhe kishte një vajzë të vogël 2 vjeçe. Prej rreth 1 muaj e gjysëm, ajo ishte rikthyer tek familja e saj në Kamëz, pas disa problemeve që kishte me bashkëshortin.

Sipas familjarëve, Sibela kishte filluar të punonte si pastruese në shtëpinë e Altin Çokut, i cili kishte kërkuar një grua për mirëmbajtjen e shtëpisë, pasi kishte gruan të sëmurë.

Por pas kësaj, ata dyshohet se kanë pasur një takim në një hotel, ku edhe kanë realizuar një foto intime bashkë, e cila më pas u shpërnda në rrjetin socisl Tik Tok.

I postuan foton në TikTok, 41-vjeçarja vetëvritet

Bedrie Loka i dha fund jetës më 2-janar pas bullizimit në TikTok. 41-vjeçares i ishte hapur një adresë fallco në TikTok, ku ishte vendosur fotoja e saj dhe ku shkruhej: Kjo është k**** e fabrikës së Sukthit ku*** e Sukthit kjo q**** me lekë.”

Por më pas dolën dhe detaje tronditëse ku dhe dhuna e bashkëshortit të saj ishte një nga shkaqet e vetëvrasjes së saj.

Shantazhoi 15-vjeçaren në rrjetet sociale

Një 27-vjeçar shantazhoi para disa ditésh  një 15-vjeçare në Tiranë. Bendar Çullhaj përfundoi pas hekurave pas kallëzimit të së miturës vu në pranga pas kallëzimit të bërë nga një e mitur 15-vjeçare, pasi i kishte hapur profile false në rrjete sociale të miturës dhe e shantazhonte për t’i dërguar foto/video intime.

Gjithashtu, 27-vjeçari i kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale me të. E mitura kishte deklaruar gjatë një bisede me të riun se do të vriste veten pas shantazheve që Benard Çullhaj i bënte.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARJANA KONDI FESTON SOT DITËLINDJEN/ Sa vjeç mbush aktorja e dashur e publikut
Previous article DYSHOHET SE ËSHTË SHQIPTAR/ Policia britanike apel për të identifikuar viktimën në Londër

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT