• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KEPI I RODONIT”/ Banori i fshatit: Mark Frroku e filloi konfliktin me sharje dhe grushte
Home
Aktualitet
Kronikë

“KEPI I RODONIT”/ Banori i fshatit: Mark Frroku e filloi konfliktin me sharje dhe grushte

15 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tetë persona u arrestuan, një u procedua në gjendje të lirë dhe një tjetër vijon të jetë në kërkim pas sherrit masiv që ndodhi te Kepi i Rodonit në Durrës më 29 Tetor 2023 mes banorëve të fshatit Shetaj dhe përfaqësuesve të Kishës Françeskane për një konflikt pronësie.

Të gjithë personat e arrestuar u liruan më pas nga gjykata, me përjashtim të Besnik Tomës, i cili vijon të jetë në kërkim, të cilin policia e akuzon si të dyshuarin që qëlloi me armë në ajër.

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus e ka trajtuar këtë çështje duke intervistuar disa prej personave të përfshirë.

Bajram Kaculi, njëri prej banorëve të fshatit që fillimisht u arrestua, ka treguar se ish-deputeti Mark Frroku, si pronar i kompanisë që bënte rrethimin e tokës për llogari të Kishës Françeskane, filloi konfliktin me sharje e më pas degradoi në dhunë fizike.

“Ai ka qenë i pari që filloi konfliktin me sharje, me grushte, ai ka qenë, ne nuk e njihnim. Të tjerët e mbështesnin nga mbrapa. Ofendimet më të rënda. Nga sharje filluan direkt në grushte e çfarë të gjenin përtokë. Deri në momentin që shkrepi arma. Tek arma u ndamë se na kapi frika. Personi me armë u tërhoq mbrapa se e larguan dhe të vetët se e panë që u tensionua shumë situata. U largua në distancë nga trau 100 metra, zbrazi krejt karikatorin se kanë qëlluar, e ka zbrasur krejt karikatorin lart për të na trembur”, tregon Bajram Kaculi.

Kurse avokati i Kishës Françeskane, që ka përfaqësues në gjyq punëtorët për llogari të kishës, thotë Mark Frroku nuk ka ushtruar dhunë ndaj banorëve.

Gazetari Spartak Koka: Ka ushtruar dhunë Mark Frroku ndaj banorëve?

Sokol Dedndreaj: Jo, jo.

Gazetari Spartak Koka: Ka një pretendim që është qëlluar nga ana e Mark Frrokut me hekura?

Sokol Dedndreaj: Punonjësit e Mark Frrokut dhe Mark Frroku kanë shkuar në vendngjarje për të punuar dhe për të kryer punime. Dhe këto punime ai po i kryente në mënyrë vullnetare, nuk kanë qenë punime të mëdha, me marrëveshje të lidhur midis palëve. Kështu që ai nuk ka shkuar i përgatitur për luftë. Nëse ata kanë kundërvepruar, domethënë janë mbrojtur.

Gazetari Spartak Koka: Në këtë rast mund të justifikohet si vetëmbrojtje?

Sokol Dedndreaj: Po vetëmbrojtje pa diskutim. Janë mbrojtur sepse jemi para një sulmi të qartë dhe një sulmi të fuqishëm, të gjithanshëm të disa personave kundër 4 personave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREZANTOHESHIN SI AGJENTË SHITJE/ Mashtronin të huajt përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive, 3 të arrestuar
Previous article DETAJET/ Shkrumbohen nga zjarri 3 automjete të një biznesi, çfarë ndodhi gjatë natës në Vlorë

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve Aktualitet

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT