• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Keni shtuar në peshë? Nisni të bëni sa më parë këto gjëra …
Home
Shëndet

Keni shtuar në peshë? Nisni të bëni sa më parë këto gjëra …

25 January, 2018 g.autor Shëndet

Dimri jo vetëm për shkak të festave të shumta, por edhe për arsye të temperaturave të ulta, na predispozon të bëjmë më pak aktivitet fizik dhe të kërkojmë më shumë ushqime që na bëjnë të ndjehemi mirë. Këto ushqime nuk janë frutat dhe zarzavatet, por janë zakonisht ushqimet që kanë shumë yndyrë si djathi, mishi i kuq etj. Një gjë është e sigurt: në dimër hamë më shumë.

Zakonisht në dimër rezultojmë me 3-4 kilogramë më shumë. E mira e kësaj historie është që për marrjen e kilogramëve gjatë dimrit nuk janë përgjegjës i ftohti dhe errësira për shumicën nga ne.

Një përqindje e vogël e njerëzve gjatë dimrit shfaqin një “çrregullim afektiv sezonal” që është një depresion klinik sjellë nga ditët e shkurtra të dimrit; shumë nga këta persona kanë probleme të mbingrënies. Për pjesën tjetër kilogramët e marra në dimër janë pasojë e uljes se aktivitetit fizik dhe rritjes së konsumit të ushqimit. Këtë dimër përgatituni të ndiqni 5 rregullat tona për të parandaluar shëndoshjen.

1. Ushtrime, ushtrime, ushtrime

Regjistrimi në një program të rregullt aktiviteti fizik është kyçi i ruajtjes së peshës. “Në orën 5 që ktheheni në shtëpi është shumë e lehtë të shtriheni në divan, të shihni televizor dhe të pickoni ndonjë ushqim të mirë. Prandaj, sa të përfundoni në këto pozita depozitimi të dhjamit, aktivizohuni që përkundrazi, të ktheheni në një makinë djegëse kalorish duke frekuentuar palestrat apo pishinat apo duke bërë vrap në natyrë.

2. Mos dilni nga shtëpia pa ngrënë

Kjo këshillë nuk vlen vetëm për mëngjesin por edhe për darkën. Kur bëhemi gati të dalim për të pirë ndonjë gotë në darkë me shoqëri, kujdesuni të dilni nga shtëpia të ngrënë. Në këtë rast do ishte mirë të konsumoni fruta dhe një sallatë të plotë pasi në këtë mënyrë do të ulni ndjeshëm dëshirën për të ngrënë ushqime thjesht kalorike dhe pa vlera ushqyese. Eshtë vënë re se personat që hanë jashtë konsumojnë rreth 40% më shumë kalori nga ata që mjaftohen me ushqimin e shtëpisë.

Shoqërimi i alkoolit me ushqim është një nga veprimet që na shtojnë më shumë kalori pa e kuptuar. Në përgjithësi konsumi i alkoolit rrit dëshirën për ushqime kalorike prandaj bëni kujdes që krahas kalorive të alkoolit mos t’i ngarkoni trupit edhe shumë të tjera.

3. Evitoni alkoolin

Alkooli ka kalori. Duke qenë prezent në shumicën e festimeve është e lehtë të na shtoje kalori gjatë ditës, kalori të cilat nuk na ngopin. Pini një gotë ujë me çdo porcion alkool, në mënyrë që të ulni përqendrimin e etanolit, kalorive të tij por dhe të hidratoheni.

4. Ekuilibroni kaloritë dita-ditës

Nëse e teproni me ushqimin një ditë mos lejoni “të demoralizoheni”, se është me keq. Thjeshtë rikuperoni dhe korrigjoni duke ngrënë me pak ditën tjetër si dhe përpiquni të lëvizni më shumë.

Përpiquni të lëvizni jo vetëm në palestër apo pista vrapi por edhe me çfarëdo lloj mënyre, p:sh ecni në këmbë me ritëm të shpejtë për në punë, merrni shkallët në vend të ashensorit etj. Sikur të siguroni 100 kalori me pak nga ushqimi ose të digjni 100 kalori më shumë duke lëvizur do të përfitoni 5kg peshë trupore më pak në vit.

5. Mos u kurseni me kanellën

Kanella është një erzë që i jep dimrit aromën më të ngrohtë. Përdoreni gjerësisht atë në qumështin me tërshërë të mëngjesit, në çajrat bimor, në salcat e mishit, në kek, syltjash e kudo tjetër që mund të mendoni. Ajo ju largon dëshirën për sheqer ndërkohë që e ndihmon organizmin të djegë në mënyrë optimale karbohidratet e ushqimit.

6. Largoni mendjen nga ushqimi

Roli kryesor i festave është të takohemi me njerëzit që dëshirojmë dhe të argëtohemi, jo t’i “futemi me kokë ushqimit”. Prandaj kur të ndodheni në ambiente që ushqimi ju tundon, mendoni edhe njëherë arsyen përse ndodheni aty. Për të ngrënë? Jo! Për të ngrënë mund të mjaftoheshit edhe në shtëpinë tuaj.

Shpeshhere e gjejmë veten duke ngrënë edhe për arsye se s’kemi me çfarë të mbushim boshllëkun që ndjejmë kur s’kemi çfarë bëjmë ose kur jemi të mërzitur. Mendoni që trupi ynë nuk na e ka për borxh ta keqtrajtojmë në këtë formë. Nuk kemi pse ta ngarkojmë me ushqim kur ai nuk e ka të nevojshme. Kaloritë na duhet për të jetuar dhe për të punuar, jo për të na ngushëlluar.

/shije

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Seks me stomakun bosh apo plot? Ja çfarë thotë shkenca
Previous article Ja metoda sesi të shkarkoni ujin e tepërt nga trupi dhe të humbni 5 kg në 3 ditë

g.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT