• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KENI PRIVATIZUAR LLIXHAT NË KOLONJË”/ Xhaçka-deputetes së Berishës: Do shumë guxim të flasësh broçkulla
Home
Politikë

“KENI PRIVATIZUAR LLIXHAT NË KOLONJË”/ Xhaçka-deputetes së Berishës: Do shumë guxim të flasësh broçkulla

29 April, 2024 s.autor Politikë

Gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme dy deputetet Sorina Koti nga Rithemelimi i Berishes dhe Olta Xhaçka nga PS, të dyja përfaqësuese nga rrethi i Korçës kanë shkëmbyer replika me njëra-tjetrën.

Ligjvënësja demokrate ishte e para e cila deklaroi se në qytetin e Kolonjës mbizotëron varfëria ekstreme, ndërsa drejtoi akuza ndaj Xhaçkës duke pyetur se çfarë ka bërë ajo për zonën.

Koti shtoi se deputetja socialiste dhe kryebashkiaku i Kolonjës përfitojnë nga ndërtimet private, ndërsa qytetarët nuk përfitojnë gjë.

Nga ana tjetër Xhaçka ka replikuar duke thënë se “do vërtet guxim të flasësh broçkulla”, ndërsa justifikoi ndërtimet dhe investimet me argumentin se ato nuk janë në dëm të qytetarëve të zonës

Sipas saj Kolonja ka parë një rivitalizim si asnjë zonë tjetër, ndërsa në përfundim e ftoi Kotin duke thënë se është e mirëpritur në bujtinat e zonës.

Pjesë nga diskutimi:

Sorina Koti: Si deputete e qarkut Korçë do flas për Kolonjën. Shkoj shpesh atje dhe është një nga bashkitë që për fat të keq është nga zonat më të varfra. Po vuan më së shumti emigracionin e lartë. Në Kolonja ka vetëm të moshuar dhe pak të rinj që mbijetojnë në varfërinë ekstreme. Pasuritë e zonës janë për qeveritarët e saj, jo për banorët. Këtë ma thonë sa herë shkoj. Çfarë ka bërë sot deputetja Xhaçka për Kolonjën, sepse është deputete e zonës?

Edhe rruga Korçë Ersekë sa u ndërtua, u rrëzua. Si mund të ndërtosh në atë zonë aq të bukur dhe mos të përfitojnë qytetarët, por ata si zonja deputete dhe kryebashkiaku Isai që kanë ndërtuar bujtina private, kanë privatizuar llixhat e Leskovikut se në fund të fundit këtu pasuri nuk mundet të përfitojnë vetëm pushtetarët, por gjithë zona.

Olta Xhaçka: Unë mendoj se do vërtet guxim të vish e të flasësh broçkulla, jo si të jesh deputete e Korçës, por si të jesh turiste e zonës. Për turistët kemi shumë respekt, i trajtojmë mirë, në Kolonjë, në çdo trevë. Të dalësh këtu e të kesh paturpësinë që investimet qofshin private qenkan në dëm të qytetarëve të Kolonjës, është herezi. Që të thuash se ka investitorë, njerëz që duan të kontribuojnë në ekonominë e asaj zone, dhe ky qenka mëkat, nuk di si t’ia vë emrin kësaj. Kolonja ka parë një rivitalizim si asnjë zonë tjetër. Zonja po ta përfaqësonte atë, do e dinte. Zonjë unë të ftoj të vish ta shohësh Kolonjën për atë që është, do të mirëpresim në shumë bujtinat që po hapen në atë zonë. Do e bëjmë shumë të mirëqenë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZA NË KUFIRIN JUGOR/ Biden bisedon me homologun meksikan për politikat e emigrimit
Previous article TRAGJIKE/ Aksident në aksin Milot-Fushë Krujë. Trajleri përplas për vdekje këmbësorin

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT