• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KENI NGRËNË SHUMË? Njihuni me disa metoda të lehta si të evitoni fryrjen e stomakut
Home
Shëndet

KENI NGRËNË SHUMË? Njihuni me disa metoda të lehta si të evitoni fryrjen e stomakut

20 June, 2021 s.autor Shëndet

Me siguri ju ndodh herë pas here që të ndiheni të fryrë dhe të mbingopur pasi ngriheni nga tavolina. Sheqernat, brumërat apo çdo ushqim që konsumohet me shumicë ju lë pas ndjesinë e rëndesës. Kjo gjendje aspak e pëlqyeshme dhe e mirë për organizmin, shkaktohet ndonjëherë edhe pa e kuptuar dhe zgjat për një kohë të gjatë.

Prandaj në këtë artikull ju tregojmë disa mënyra të thjeshta se si mund të shpëtoni nga ky problem dhe të ndiheni sërish të lehtë. Ndiqini hap pas hapi këshillat e thjeshta që ekspertët japin për ju.

Ecni
Të ushtrohesh dhe të ecësh është gjithnjë diçka shumë e rëndësishme dhe thelbësore për organizmin. Kur kryeni aktivitete sportive dhe e mbani trupin në lëvizje metabolizmi do të djegë më shpejt ushqimin. Ndaj sa herë të ndiheni të fryrë mos qëndroni ulur, por zgjidhni të bëni një shëtitje në natyrë apo në qytetin tuaj.

Hidratohuni
Uji është një tjetër mënyrë e mirë për të shpëtuar nga ky problem. Edhe pse mund të ndiheni shumë të fryrë dhe pa dëshirë për të konsumuar asgjë, mundohuni të pini disa gota ujë. Në këtë mënyrë i gjithë ushqimi do të kalojë më lehtë nëpër sistemin tretës duke ju bërë të ndiheni më mirë.

Uji detoks
Efikas dhe shumë i shpejtë, çaji me xhinxher dhe limon do t’ju ndihmojë të hiqni ndjesinë e fryrjes. Shtoni edhe pak uthull molle dhe të gjithë këta përbërës me antioksidantë do të nxjerrin toksinat jashtë trupit tuaj. Gjithashtu mund të provoni ujin me limon që ka të njëjtat veti të mrekullueshme detoksi.

Turmeriku
Një tjetër mënyrë shumë e mirë për të detoksifikuar trupin që të gjitha toksinat të dalin jashtë. Turmeriku ka fuqi antinflamatore prandaj mund t’ia shtoni ushqimeve teksa i konsumoni për të evituar ndjesinë e fryrjes.

Qetësohuni
Gjithashtu edhe qëndrimi për disa sekonda duke u relaksuar para se të nisni një shëtitje të gjatë është i rekomandueshëm. Kjo do ta ndihmojë si mendjen ashtu edhe trupin tuaj të qetësohen dhe të çlodhen pas të ngrënës. Këshillohet të mbani parasysh se ta shërbeni ushqimin në pjata me porcione të vogla, në mënyrë që të mos shkaktoni fryrje të shpeshta të stomakut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MEZI PO PRESIM..."/ Orinda Huta publikon VIDEON emocionuese teksa bebi i gjuan në bark
Previous article "PANORAMË..."/ Rama nis ditën me FOTO nga grykëderdhja e lumit Shkumbin në Bashtovë

s.autor

Postime të ngjashme

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar! Shëndet

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar!

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT