• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Keni lëkurë të thatë? Këto janë 4 sëmundjet të cilave duhet t’i kushtoni vëmendje
Home
Shëndet

Keni lëkurë të thatë? Këto janë 4 sëmundjet të cilave duhet t’i kushtoni vëmendje

13 January, 2018 g.autor Shëndet

Lëkura e thatë mund të jetë një tregues se diçka nuk funksionon me trupin tonë. Mund të jetë gjithashtu, një shenjë paralajmëruese se trupi nuk është hidratuar në masë të mjaftueshme ose se ne po ekspozohemi së tepërmi ndaj diellit.

Lëkura e thatë gjeneron skuqje dhe kruajtje, pasi ajo ka vështirësi në mbajtjen e lagështisë dhe fillon bie duke shkaktuar acarim dhe kruajtje.

Thatësira e lëkurës mund të shfaqet në mënyra të ndryshme, me anë të të çarave që formohen në këmbë ose në pjesën e sipërme të duarve. Normalisht nëse përdorni produkte që përmbajnë esencë të kokosit ose kastravecit, mund ta përmirësoni shëndetin e lëkurës. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë duhet të bëni një konsultë me mjekun specialist, pasi lëkura mund të shfaqë përkeqësime.

Kushtojini vëmendje sëmundjeve që lidhen me lëkurën e thatë:

– Tiroide:

Gjëndra tiroide rregullon aktivitetin e qelizave në trup, por kur nivelet janë të ulëta, qelizat tona “çorientohen” dhe ne fillojmë të ndiejmë të ftohtin, të kemi probleme me kapsllëkun, të lodhemi shpejt etj.

Dhe çfarë e lidh këtë me lëkurën? Hormonet tiroide kanë receptorë në lëkurë dhe janë të përfshirë në formimin e qelizave të reja që zëvendësojnë ato të mëparshme. Kur nuk arrin ta përmbushë këtë funksion siç duhet, vëmë re lëkurë të thatë e me luspa.

Nëse ky është rasti juaj, duhet të filloni të konsumoni ushqime të pasura me jod, zink dhe selen përveç ndjekjes së udhëzimeve të mjekut tuaj për të kontrolluar nivelet e hormoneve.

– Diabeti:

Kur nivelet e sheqerit mbeten të larta për periudha të zgjatura, trupi humbet lëngun dhe kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në thatësinë e lëkurës sepse dehidratohet shpejt. Një nga problemet kryesore me thatësinë e gjeneruar nga diabeti është se lëkura mund të plasarisë dhe kështu të jetë e prirur për infeksione të rrezikshme.

– Probleme të veshkave:

A e dini se problemet e veshkave nuk shfaqen gjithmonë në një mënyrë konkrete? Ndonjëherë, ne mund të kemi infeksione të traktit urinar dhe nuk e dimë. Kjo është shumë e zakonshme tek gratë shtatzëna. Veshkat janë përgjegjës për mbajtjen e ekuilibrit midis mineraleve dhe lëndëve ushqyese në gjak, kur nuk mund të përpunojnë lëngjet që gjenerojnë kruajtje dhe thatësi në lëkurë.

Nëse keni probleme me tensionin e gjakut është e rëndësishme të kontrolloheni rregullisht.

– Kanceri i lëkurës:

Problemet kryesore me melanomat janë se qelizat që e përbëjnë riprodhojnë më shpejt se çdo qelizë tjetër në trup.

Ky lloj i kancerit është shumë shqetësues sepse zakonisht shfaqet për shkak të ekspozimit të tepërt ndaj diellit, përveç agjentëve të tjerë të jashtëm.

Në rast se papritmas vëreni ndryshime në lëkurë, që janë të çuditshme për për shkak të formës ose ngjyrës së tyre, është e nevojshme të konsultoheni me një specialist.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 5 mënyra natyrale për të eliminuar erën e keqe të gojës
Previous article Si t’i ndaloni lemzën fëmijës

g.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT