• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KENI FORMIMIN E DUHUR PËR TË ARRITUR ATË DUHET”/ Horoskopi për ditën e sotme
Home
Jetë

“KENI FORMIMIN E DUHUR PËR TË ARRITUR ATË DUHET”/ Horoskopi për ditën e sotme

30 August, 2021 Delo.autor Jetë

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Situata të caktuara, të cilat janë jashtë kontrollit tuaj, do t’ju detyrojnë që të silleni në mënyrë jo të natyrshme. Lajmi i mirë është që nuk do të mërziteni nga ajo që do të ndodhë, madje mund të zbuloni se keni talente të reja, që nuk i kishit vënë re më parë.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Ditët në vijim do të jenë shumë të rëndësishme, sidomos nëse ëndërroni që të shihni emrin tuaj diku. Injorojini ata që ju thonë se çfarë është e mundur dhe çfarë jo. Asgjë nuk është e pamundur dhe ky është momenti i duhur për ta vërtetuar këtë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Këshillat nuk ju mungojnë këto kohë, madje duket sikur të gjithë e dinë se cila është gjëja e duhur për ju. Shanset janë që secili prej tyre ta ketë gabim. Nuk ju duhet ndihma e të tjerëve, dëgjoni me vëmendje zërin e brendshëm.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Ditët në vijim duhet të jenë një ndër periudhat më të bukura të vitit për ju dhe nëse bëni një përpjekje fare të vogël për të parë në mënyrë pozitive çdo situatë, do të argëtoheni pa masë. Do të bëni gjithashtu shumë miq të rinj.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Aktiviteti kozmik në zonën e parave sugjeron se momentalisht, situata financiare është në periudhën e saj më të mirë. Për të përfituar nga mundësitë e reja duhet të tregoni të shpejtë dhe të vendosur. Mos u shqetësoni nëse nuk fitoni me të parën, thjeshtë veproni.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Ndonëse Hëna e re në shenjën tuaj të lindjes është një influencë tepër pozitive, për të përfituar sa më shumë nga fuqia e saj duhet të qartësoni mendimet për të kuptuar se çfarë dëshironi vërtetë.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Mund të mos jeni shpirti dhe zemra e grupit ditët që do të vijnë, por nuk ka problem. Edhe Peshoret kanë nevojë për pak qetësi herë pas herë. Me kaq shumë gjëra serioze që kërkojnë vëmendjen tuaj, është e vështirë që të keni kohë për qejf e lojëra.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Thuajse të gjitha gjërat janë të mundura për ju aktualisht dhe ato pak që nuk mund t’i keni thjeshtë nuk ia vlejnë. Tregohuni të vëmendshëm ndaj njerëzve të rinj që do të njihni, si në aspektin social ashtu edhe profesional. Ata mund të jenë çelësi i suksesit në terma afatgjatë.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Nëse dëshironi diçka fort, nuk ka asgjë që të mund t’ju ndalojë për ta arritur. Përpara se të bëni lëvizjen tuaj, përpiquni të shihni përpara dhe të kuptoni efektet që mund të kenë veprimet tuaja. Ndoshta kështu do të vendosni të bëni diçka tjetër.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Sa më shumë t’i besoni zërit të brendshëm, aq më shumë shanse do të keni për të qenë të suksesshëm. Vizioni që do të keni të hënën është realiteti që do të jetoni në të ardhmen e afërt.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Keni formimin e duhur për të arritur atë që duhet, por nuk ju pëlqen që të mburreni për talentet tuaja. Megjithatë duhet të bëni një përpjekje që persona të cilët janë të rëndësishëm të kuptojnë se çfarë dini të bëni.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Do të duhet të përballeni me dikë të hënën që është po aq i vendosur dhe dominues sa ju. Kompromisi nuk është i pamundur, por do të jetë i vështirë, ndaj veproni duke besuar se vetëm një mund të fitojë dhe sigurohuni që ai person të jeni ju.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Mori dozën e vaksinës Pfizer, ndërron jetë gruaja në Zelandën e Re
Previous article DEBUTIMI ME PSG/ Ylli i Reims i kërkon Messit të bej FOTO me djalin e tij

Delo.autor

Postime të ngjashme

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT