• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KENI 1 JAVË KOHË. RUNAJN THA VRITENI ME THIKË…”/ Rrëfehet i penduari i drejtësisë: Alibej na dha listë me personat që do të ekzekutonim
Home
Breaking News

“KENI 1 JAVË KOHË. RUNAJN THA VRITENI ME THIKË…”/ Rrëfehet i penduari i drejtësisë: Alibej na dha listë me personat që do të ekzekutonim

13 June, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Euglen Halili, i cili akuzohet bashkë me Xhuliano Hoxhën, për vrasjen e Rigers Runajn dhe të Emilano Ramazanit.

Gjatë relatimit të pretencës SPAK, u sqarua se emri i Halilit u zbulua si i përfshirë në dy krimet pasi një person e kishte pare atë në tavolinë me Rigers Runajn. Ndërkohë, pasi u shoqërua në polici Euglen Halilaj ka rrëfyer se porosinë për të kryer të dy krimet i kishin marrë nga Erjon Alibej. Ai sqaron se në atë periudhë Xhuliano Hoxha ishte në kushte të vështira ekonomike dhe se i duheshin para për të jetuar. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb detaje të tjera nga seanca sot në GJKKO, ku u tha se Alibej e ka kontaktuar Hoxhën për të vëzhguar Emilano Ramazanin dhe më pas do ta ekzekutonin.

Bashkëpunëtori tregon se fillimisht Alibej i ka dhënë Xhuliano Hoxhës 5 mijë euro dhe një celular të kriptuar që të komunikonin. Gjatë kohës së vëzhgimit të lëvizjeve të Ramazanit ai u kishte dhënë edhe shuma të tjera parash. Sipas prokurorisë, Euglen Halili dhe Xhuliano Hoxha nuk kishin dijeni që për të kryer ekzekutimit ishte kontaktuar Nuredin Dumani.

Sipas Halilit, Xhuliano Hoxha ka marrë nga Erjon Alibej një listë me emra personash që do të vriteshin. Ai kërkonte të vriste Emiljano Ramazanin pasi kishte qenë në rolin e vëzhguesit në atë që njihet si “masakra e Badasheshit” në dhjetor 2018. Në atë ngjarje u vranë vëllai, xhaxhi dhe një mik i familjes Alibej. Halili ka shpjeguar se ai se ka takuar asnjëherë Erjon Alibejn dhe as nuk ka folur pasi ai komunikonte vetëm me Xhulianon. Ndërkohë, më 19 korrik të 2020-shit është tentuar të vritej Emiljano Ramazani në një lokal në Bradashesh, por nuk u realizua pasi në moment të fundit erdhën njerëz të tjerë dhe u ulen në tavolinë me ‘shenjestrën’. Emiljano Ramazani u ekzekutua një ditë më pas poshtë shtëpisë së tij me 6 plumba të dala nga një pistoletë TT. Arma e krimit, sipas deklarimeve të Nuredin Dumanit është dërguar nga Klevis Kapllani në servisin e Seit Manhasës, me porosi të Erjon Alibejt në mënyrë që të zhdukej çdo dyshim më drejtim të tij.

Sipas prokurorisë, Erjon Alibej një ditë pas vrasjes së Emiljano Ramazanit i ka dërguar një mesazh vëllait të viktimës ku i shprehte atij ngushëllimet duke i thënë se e kuptonte dhimbjen e tij, pasi edhe atij i kishin vrarë vëllain. Po ashtu mes të tjerash Alibej është shfajësuar, duke i thënë se ai s’ka lidhje me ngjarjen siç flitej në media dhe se një ditë e vërteta do të zbulohej. Një tjetër detaj interesant ishte fakti qe telefoni i Emiljano Ramazanit, Iphone 7 i është bërë restart kthim në gjendjen fillestare në orën 17:17 minuta dhe nuk është përftuar asgjë nga ekspertiza.

Po ashtu mësohet se pas vrasjes se Ramazanit, Erjon Alibej iu kishte lënë Halilit dhe Xhulianos ultimatum që brenda një jave të vritej edhe Regirs Runaj, por këtë të fundit, duhet ta vrisnin me thikë. Dy të dyshuarit kishin dijeni për vendet ku lëvizte Runaj dhe e dinin që ai ishte përdorues i lëndëve narkotike. Ditë e ngjarjes pasdite ata janë takuar në një lokal në Elbasan dhe më pas janë nisur drejt, varrezave të qytetit për të pirë hashash. Ata kanë pirë 3 cigare. Halili është kthyer me motor me Runajn ndërsa Hoxha ka lëvizur me makinë. Sipas SPAK, Halili e ka qëlluar 27 herë me thikë të riun duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas është larguar nga ngjarja me ndihme e Xhuliano Hoxhës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË KURË PËR DIABETIN? Stomaku mund të shërbejë si “rezervuar” i insulinës
Previous article TENSIONET NË VERI TË KOSOVËS/ Arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT