• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KEMI OBJEKTIVA TË QARTA”/ Rama në Slloveni: Komisioni Europian po na sfidon të mbyllim negociatat në 2027, kemi bindjen që në fund do ‘martohemi’
Home
Politikë

“KEMI OBJEKTIVA TË QARTA”/ Rama në Slloveni: Komisioni Europian po na sfidon të mbyllim negociatat në 2027, kemi bindjen që në fund do ‘martohemi’

1 September, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria po bën të pamundurën për të përmbushur objektivat e vendosura nga Komisioni Europian për të përmbyllur negociatat për anëtarësim në BE deri në vitin 2027.

Në fjalën e tij në panelin e diskutimin në edicionin e 20 të Forumit të Bledit në Slloveni, Kryeministri shqiptar theksoi se ka bindjen e plotë që në fund, Shqipëria do të mund të “martohet” me BE-në, siç i pëlqen atij ta quajë.

Sipas Ramës, përfitimi më i madh në këtë proces është që Shqipëria të mësojë nga BE-ja si të ndërtojë institucione.

“Ne nuk po themi që jemi gati për 2027, por kemi objektiva të qarta të hedhura në tryezë nga Komisioni që na sfidojnë të realizojmë të gjitha piketat dhe të gjitha kriteret që t’i përmbyllim negociatat deri në 2027. Po shtyjmë përpara dhe nuk po bëjmë pyetje. Gjëja më e mirë për të bërë me BE është të jesh i lirë kur flet në Bled, por pastaj të thuash PO.

Në qoftë se e ngatërron Bledin me Brukselin, atëherë ke shkuar për dreq. Në qoftë se nuk do, atëherë në Bled vjen të ndash vizionin dhe pastaj shkon në Bruksel dhe të jesh një student shumë i zellshëm.

Dua të them që s’ka vend për nxitim sepse besoj që pjesa më e rëndësishme për Shqipërinë, është të përdorësh procesin e anëtarësimit si proces shtetndërtimi, sepse Europa është bekim për vende si ne sepse është vendi vetëm ku mund të marrësh dijeni si ndërtohen institucionet. Është procesi më i vështirë. Dhe këtu është dallimi me Afganistanin, Irakun. Miqtë tanë nga ana tjetër e oqeanit kanë menduar se me bomba mund të ndryshosh një vend, por nuk është kështu. Dolëm nga një vend i ngjashëm me Irakun sa i përket mungesës së lirisë. Europa është të na mësojë si të vendosim semaforët. Ne po ecim përpara, por në kuptimin e udhëheqjes, tek ne është populli shqiptar, ne jemi absolutisht euro-optimist dhe e duam pa kushte, edhe pse Europa na ka bërë të vuajmë shumë. Ne kemi bindjen e plotë që në fund do të martohemi. Siç thotë edhe Marta, unë them që bazohet në martesë, ajo thotë bazohet në meritë, kështu që na duhet të meritojmë martesën”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAMTUMIRA E FUNDIT PËR DHIMITËR ANAGNOSTIN/ Homazhe nesër te TKOB
Previous article INTEGRIMI/ Kos mesazh për Shqipërinë e vendet kandidate: S’ka rrugë të shkurtër, zbatoni reformat

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT