Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i përgjigjet në Twitter deklaratave të Presidentit Ilir Meta, duke theksuar se kreu i shtetit është një president për të “jo vetëm për të qarë hallin, po edhe për të mos harruar gazin”.
“E gjeta konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar! Këtë e thotë Presidenti i Shqipërisë, jo Bes Kallaku i Portokallisë. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin, po edhe për të mos harruar gazin”, shkruan Spiropali, njëkohësisht zëdhënëse e qeverisë.