Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku njoftoi miratimin në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të tre akteve të shpronësimeve, ndërsa foli edhe njëherë për reformën në ujësjellësa duke dhënë detaje të reja si do të bëhet.
“Kaluam tre akte që lidhen me shpronësimet, në “bypass”-in e Vlorës për ta përfunduar deri në fillim të sezonit veror 2022. Në Patos për shëtitoren që do të ndërtohet aty dhe një shpronësim në Roskovec për ujësjellësat. Kemi nisur një reformë të thellë të sektorit që do të përfundojë për 12 muaj për startimin e një menaxhimi të ri.
900 mln euro janë investuar në 3 vitet e fundit në ujësjellësa, kanë rritur kushtet teknike të operimit, por ajo që vërejmë nuk janë indikatorët që në prisnim pas kësaj shume investimesh dhe pune intensive.
Lexoni edhe:
Zgjidhja është zbuluar më në fund: nëse keni kërpudhat në gishtërinjtë tuaj, bëjeni këtë tani!
Sponosored by MonadPlug
Në përputhje me autonominë vendore, por duke pasur parasysh që shërbimet cilësore janë prioritet për qeverinë ne do të nisim reformën për sektorin e ujit. Janë diskutuar disa mundësi, nga agregimi i disa ndërmarrjeve dhe bashkë-menaxhimi mes pushtetit vendor dhe qeverisë. Do të nisim një tur me qeverinë” tha ministrja.
Edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi vendimet që lidhen me dikasterin e tij. “Vendimi i parë është përditësimi i listës së artikujve dhe teknologjive që janë të ekspozueshme.
Vendimi i dytë synon të nxitë vullnetarizmin, që pas ’90 nuk ka pasur ditë të mira, por tani ne jemi vullnetarë që na bashkohen jo vetëm në fushën e sigurisë por edhe përballja me fatkeqësitë. Këto ishin dy vendimet” tha ai.