• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË PODCAST ME BLENDI FEVZIUN/ Rama: Reportazhi i Rai3, pa asnjë verifikim! Pjesa kulmore ishte mohimi i…
Home
Politikë

NË PODCAST ME BLENDI FEVZIUN/ Rama: Reportazhi i Rai3, pa asnjë verifikim! Pjesa kulmore ishte mohimi i…

4 May, 2024 s.autor Politikë

Informacionet e publikuara në reportazhin e televizionit italian Rai3 dy javë më parë, Kryeministri Edi Rama i konsideron fakte të paverifikuara.

Në podcastin e tij të përjavshëm, kësaj radhe me drejtuesin e emisionit Opinion në Tv Klan Blendi Fevziu, Kryeministri Rama tha se një plagë e gazetarisë së sotme është mosverifikimi i fakteve.

Sipas tij, reportazhi i Rai3 që godiste Shqipërinë nuk do të ishte transmetuar disa vite më parë, për shkak se do të zbatoheshin parimet e gazetarisë.

Kryeministri Edi Rama: Goditja tjetër që tanimë po bëhet gjithmonë e më shumë modë, rasti me Rai3 nuk do kishte ndodhur në të shkuarën që të bëhej një reportazh pa asnjë verifikim të atyre gjërave që thonin.

Gazetari Blendi Fevziu: Megjithatë, gazetari i Rai3 ka pretenduar që i qëndron gjërave që ka thënë dhe do ta nxjerrë reportazhin, sepse për mua ishte e patolerueshme dhe e padrejtë që një reportazh i paralajmëruar të mos nxirret, mininalisht duke bërë një argumentim, që mund të shtyhet për të verifikuar faktet, mund të shtyhet për të përfshirë palën tjetër, por jo ta injorosh një njoftim të një gjëje që ishte bërë.

Kryeministri Edi Rama: Unë nuk e di këtë pjesë sepse nuk e kam ndjekur në këtë aspekt. Por di që ajo që ndodhi nuk do kishte ndodhur para disa vitesh, pra që të bësh një emision ku të marrësh nëpër gojë persona të cilët janë të gjallë e janë persona publikë, kanë një përgjegjësi përpara të gjithëve dhe të mos kërkosh versionin e tyre të ngjarjeve ose të mos verifikosh çfarë thuhet për ta…

Gazetari Blendi Fevziu: …nejse ata i referoheshin mediave shqiptare në pjesën qëndrore të tyre dhe të gjitha gjërat që kishin nxjerrë nuk është që nuk janë publikuar në mediat shqiptare.

Kryeministri Edi Rama: Kjo është pjesë tjetër e bisedës se nuk dua të zgjatem tek kjo, por faktikisht jo ishin referuar por ato të gjitha ishin gjëra të marra nga këtu.

Gazetari Blendi Fevziu: Por një media mund t’i referohet mediave lokale.

Kryeministri Edi Rama: Dakord, por në momentin kur ti merr nga një burim tjetër një lajm ose një tërësi “faktesh” që janë problematike dhe as nuk i verifikon dhe nga ana tjetër, të njëjtët viktima të atyre që ti ke marrë, ti i rigodet pa bërë verifikim, kjo nuk do të kishte ndodhur më përpara. Dhe pjesa kulmore ishte mohimi i faktit që ndërkohë përgjigjet të cilat i kishin kërkuar, i kishin marrë, dhe nuk i publikuan, por që të thonë që nuk i kemi…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAHKA ORTODOKSE/ Kryepeshkopi Anastas Janullatos mesazh urimi: Le të ecim me durim në betejën që na pret
Previous article SULMET NË GAZA/ Izraeli informon SHBA-në për planin e evakuimit të civilëve nga Rafahu

s.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT