Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” tha se partia e saj do të vijë me firgua të reja në zgjedhjet e 2021-shit dhe se vetëm ajo bashkë me Petrit Vasilin janë më të vjetrit.
“LSI do të paraqitet me figura të reja, unë me Vasilin jemi më të vjetrit. Dje kishim 16-vjetorin dhe më dërgonin foto të para disa viteve. Ne kemi më shumë matematicientë se Rama. Pavarësisht inateve politike, ne kemi nevojë për një opozitë të qëndrueshme që të krijohej balanca. E kemi ndonjë dhimbje të vogël e kemi për PS-në. Qoftë Monika apo Basha nuk do të lëmë asnjë votë të opozitës që të shkojë dëm, çdo votë do të jetë një mandat. Zotin basha jo vetëm që e kanë kërcënuar apo joshur jo vetëm tani por edhe më përpara por rezistenca e tij është serioze, Rama vazhdon edhe sot, por me mua s’ka shanse. Gratë janë më adapte se nuk bëjnë kompromis me të ardhmen e fëmijëve. S’jam si kryetare e LSI për të bërë politikë por kam ardhur për të gjitha gratë. Për mua nuk ka ‘never say never'”, tha Kryemadhi.


